vmro dhe znam afer marreveshjes se bashkepunimit edhe per komunen qender 689f9139a832c

VMRO dhe ZNAM afër marrëveshjes së bashkëpunimit edhe për Komunën Qendër

August 15, 2025
1 minut lexim

Shkup, 15 gusht – Komuna Qendër me shumë gjasa do t’i takojë Lëvizjes Znam në kuadër të ndarjes së komunave në prag të zgjedhjeve lokale brenda shumicës qeveritare, shkruan Alsat.

Këtë e konfirmoi vet kryeministri Hristijan Mickoski, i cili njoftoi se përpos Qendrën, me shumë gjasa kandidatin e ZNAM-it do ta mbështesin edhe në Kumanovë.

Siç informoi kryeministri, listat për këshilltarë secila do t’i ketë të vetat dhe nuk do të garojnë me lista të përbashkëta.

“Jemi shumë afër marrëveshjes për mbështetje të kandidatëve të ZNAM-it në Kumanovë dhe Qendër. Nuk mund të them se kemi marrëveshje definitive por jemi shumë afër marrëveshjes. Në këtë drejtim po shqyrtojmë edhe disa komuna të shohim nëse ato komuna, kandidati i ZNAM-it apo i VMRO-DPMNE-së ka performanca më të mira tek qytetarët, edhe dy apo tre komuna janë në fokusin e atyre bisedimeve. Besoj se deri në fund do të arrijmë marrëveshje për mbështetje të ndërsjellë për kandidatët për kryetarë komunash”, tha Hristijan Mickoski – Kryeministër.

Për në Qendër, kandidati më i përfolur është zv.ministri aktual i energjetikës, Ljubomir Labudoviq. Nga ana tjetër, nga radhët e LSDM-së kandidat do të jetë kryetari aktual Goran Gerasimovski ndërsa kandidaturë të pavarur ka shpallur edhe ish kryetarja e Antikorrupsionit, Biljana Ivanovska. Ajo garon si e pavarur në kuadër të listave të “Bashkë të pavarur” përshkak se boshllëku ligjor nuk përcakton qartë sa nënshkrime duhet mbedhur. Qendra nga viti 2013 është udhëhequr nga LSDM duke filluar me Andrej Zhernovskin, Sasha Bogdanoviqin dhe tani Goran Gerasimovski./ Alsat.mk

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

me cilen limuzine te blinduar u futen trump dhe putin mediat ruse zbulojne se kush ftoi ke 689f8fd66e3ef
Lajmi i mëparshëm

Me cilën limuzinë të blinduar u futën Trump dhe Putin? Mediat ruse zbulojnë se kush ‘ftoi’ kë

korce arrestohet ne banese autori i plagosjes se 27 vjecarit dhe transportohet ne 689f92ddd9124
Lajmi i radhës

Korçë/Arrestohet në banesë autori i plagosjes së 27-vjeçarit dhe transportohet në…

Të fundit nga

ShkoLartë