vlore zjarri perfshin fushen e mbetjeve urbane dhe kodrat e lapardhase 68a49b45c02aa

Vlorë, zjarri përfshin fushën e mbetjeve urbane dhe kodrat e Lapardhasë

August 19, 2025
1 minut lexim

Dy vatra zjarri janë regjistruar pasditen e kësaj të marte në qytetin e Vlorës.

Njëra prej tyre ka përfshirë sërish fushën e mbetjeve urbane të qytetit, ku për shkak të erës së fortë, flakët janë përhapur me shpejtësi. Aktualisht, zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit. Ajo që është më shqetësuese është tymi toksik që shpërndahet në ajër, duke përbërë rrezik serioz për shëndetin e qytetarëve, si dhe për turistët që ndodhen në qytetin e Vlorës.

Një tjetër vatër zjarri është shfaqur në fshatin Lapardha të bashkisë së Selenicës. Siç duket edhe nga pamjet, zjarri ka përfshirë kodrat mbi fshat, duke rrezikuar banesat. Banorët, së bashku me zjarrfikësit e Selenicës, po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zrre thote se bizneset i plotesojne kriteret per te gjetur e blere rrymen vete 68a49aa1651f2
Lajmi i mëparshëm

ZRRE thotë se bizneset “i plotësojnë kriteret” për të gjetur e blerë rrymën vetë

media franceze ne serbi nje strategji frike 68a49bb3b28d6
Lajmi i radhës

Media franceze: Në Serbi, një strategji frike

Të fundit nga

ShkoLartë