Policia e Vlorës ka shtuar kontrollet në disa pika të qytetit, në kuadër të masave të marra për rritjen e sigurisë gjatë fundjavës.
Një prej pikave të kontrollit është vendosur në rreth rrotullimin e Transballkanikes, ku efektivët ndalojnë dhe kontrollojnë automjetet që qarkullojnë në këtë aks.
Kontrollet kanë në fokus veçanërisht automjetet me xhama të zinj, ndërsa verifikohen edhe drejtuesit dhe pasagjerët, për identifikimin e personave në kërkim apo të atyre që mund të mbajnë armë pa leje.
Kontrolle të ngjashme po zhvillohen edhe në pika të tjera të qytetit të Vlorës, ndërsa prania e shtuar e forcave të policisë synon parandalimin dhe evidentimin e shkeljeve të ligjit gjatë fundjavës.
Burimi: botasot.info


