vlore arrestohet 35 vjecari goditi me thike dy persona dhe perplasi me makine 68b1b35411497

Vlorë/ Arrestohet 35-vjeçari, goditi me thikë dy persona dhe përplasi me makinë…

August 29, 2025
1 minut lexim

Policia e Vlorës ka arrestuar shtetasin Erjon Çeloaliaj, 35 vjeçari nga Orikumi, i shpallur në kërkim.



Çeloaliaj ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, me vendimin e datës 03.03.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë.

35-vjeçari akuzohet se më datë 02.04.2024, në aksin rrugor “Llogara-Palasë”, në bashkëpunim me vëllanë e tij, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasit K. A., 41 vjeç, dhe S. A., 38 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta ndërmjet tyre.

Më pas, ka përplasur me automjetin e tij, shtetasin K. A., i cili është dëmtuar rëndë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

aktivizimi i mekanizmit te sanksioneve ndaj teheranit gjermania u ben thirrje qytetareve te saj te largohen nga irani 68b1b04b92dbb
Lajmi i mëparshëm

Aktivizimi i mekanizmit të sanksioneve ndaj Teheranit, Gjermania u bën thirrje qytetarëve të saj të largohen nga Irani

trump sfidon maduron dergon lufteanije dhe nendetese berthamore ne karaibe 68b1b4856ae2c
Lajmi i radhës

Trump sfidon Maduron/ Dërgon luftëanije dhe nëndetëse bërthamore në Karaibe

Të fundit nga

Alarm për bombë në Aeroportin “Adem Jashari”

Një kërcënim me bombë është raportuar sonte në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur veprimet operative për të menaxhuar situatën dhe për të
ShkoLartë