vlora prej 48 oresh pa uje te pijshem defekt i rende ne linjen kryesore te transmetimit 6950368517db1

Vlora prej 48 orësh pa ujë të pijshëm, defekt i rëndë në linjën kryesore të transmetimit

December 27, 2025
1 minut lexim

Prej 48 orësh qyteti dhe qytetarët e Vlorës janë pa ujë të pijshëm.

Si pasojë e një defekti të rëndë teknik në linjën kryesore të transmetimit, furnizimi me ujë në qytetin e Vlorës është ndërprerë prej 48 orësh për qytetarët e Vlorës.

Strukturat përgjegjëse janë angazhuar për riparimin e avarisë dhe rikthimin sa më të shpejtë të shërbimit për qytetarët.

Punimet në linjën kryesore të transmetimit me diametër 1000 mm kanë nisur që në momentin e parë të konstatimit të defektit dhe kanë vijuar pa ndalesë, përmes disa turneve pune.

Ekipet teknike vijojnë të jenë në terren, duke punuar me intensitet maksimal për përfundimin e riparimit dhe rikthimin gradual të furnizimit normal me ujë.

Menaxhimi i situatës po kryhet nga specialistë të kualifikuar, nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve, në bashkëpunim me Ujësjellës-Kanalizime Rajoni Vlorë.

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve dhe Drejtori i Ujësjellës-Kanalizime Rajoni Vlorë, Ermal Murati, janë në terren duke ndjekur punimet.

Aktualisht po punohet me ritme të shpejta për të mundësuar zgjidhjen sa më të shpejtë të situatës. Shpresojmë që në orët e para të ditës së nesërme qytetarët e Vlorës të furnizohen me ujë të pijshëm.

Momenti i çarjes së tubacionit kryesor, si dhe banorët që mbushin ujë tek burimet e qytetit të Vlorës. Zjarrfikësit e Vlorës kanë furnizuar Spitalin e Vlorës me 30 mijë litra ujë me tre botë.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

aston villa trondit chelsean ne londer 695035d37ee60
Lajmi i mëparshëm

Aston Villa trondit Chelsean në Londër

votojne ne hage ish drejtuesit e uck se 695036e02953a
Lajmi i radhës

Votojnë në Hagë ish-drejtuesit e UÇK-së

Të fundit nga

ShkoLartë