vlora me e bukur ne vjeshte plazhet dhe hotelet plot me pushues eshte me mire cmimet u ulen 68c5739462ac7

Vlora më e bukur në vjeshtë/ Plazhet dhe hotelet plot me pushues: Është më mirë, çmimet u ulën

September 13, 2025
1 minut lexim

Edhe pse vera ka mbaruar, plazhet e Vlorës vazhdojnë të mbeten të mbushura me pushues në këtë mes shtatori.

Shumë turistë vendas e të huaj zgjedhin nisjen e vjeshtës për të shijuar detin, qetësinë relative dhe çmimet më të favorshme. Me një klimë të ngrohtë dhe shërbime cilësore, qyteti bregdetar dëshmon se sezoni turistik nuk mbyllet me gushtin, por zgjatet edhe përtej tij. Sipas turistëve dhe menaxherëve të hoteleve qetësia që sjell ky muaj, së bashku me çmimet më të favorshme, janë kthyer në elementët kryesorë që mbajnë të gjallë sezonin edhe pas pikut të verës.

Plazhet ne Radhimë janë me të huaj kryesisht, polak, ukrainas por dhe shqiptarë të Kosovës, të cilët shprehen se muaji shtator është më i përshtatshmi për të bërë pushime, qetësia, uji i pastër, por dhe çmimet më të ulëta.

“E zgjodhëm Vlorën sepse këtu nuk ka rusë, unë jam nga Kievi dhe për ne është e rëndësishme të mos ketë rusë atje ku pushojmë, por gjithashtu diçka tjetër është se deti natyra juaj është shumë e bukur

Vendi ynë vazhdon të jetë në luftë, por ne do të kthehemi në vendin tonë pasi e duam vendlindjen tonë”, shprehet një vizitore nga Ukraina.

Ndërkohë hotelet janë plot dhe kanë prenotime edhe për javët në vijim.

Uran Havari, shprehet se, “hoteli është plot, dhe prenotimet janë deri në fund të shtatorit. Agjencitë me të cilat bashkëpunojmë na sigurojnë turistët deri në periudhën e vjeshtës”.

Ndërsa recepsionistja, Laura Sadikaj, thotë se “Vlora nuk pushon as në vjeshtë, pasi ky sezon ofron, qetësi, çmime të ulëta dhe mikpritje shumë më të mirë”.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mexhiti ne teneqe mahalle te cairit politika e vertete behet me njerezit 68c5723202917
Lajmi i mëparshëm

Mexhiti në Teneqe Mahallë të Çairit: Politika e vërtetë bëhet me njerëzit

paraqitje te mira te shqiptareve ne europe dhe ne azi 68c573f3c98de
Lajmi i radhës

Paraqitje të mira të shqiptarëve në Europë dhe në Azi

Të fundit nga

ShkoLartë