vlora 4 dite pa uje kellici reagon pas deklarates se rames pertej qesharakes faji hidhet te opozita 6952bc657d8dd

Vlora 4 ditë pa ujë, Këlliçi reagon pas deklaratës së Ramës: Përtej qesharakes, faji hidhet te opozita

December 29, 2025
1 minut lexim

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar përmes një postimi në Facebook ndaj deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili fajësoi tubacionet e vitit 2009 për defektin në ujësjellësin e Vlorës.

Në reagimin e tij, Këlliçi e cilëson deklaratën e Ramës si “përtej qesharakes”, duke theksuar se përgjegjësia për gjendjen e infrastrukturës bie mbi qeverisjen aktuale, e cila sipas tij menaxhon buxhetin e vendit prej 13 vitesh dhe ka nën administrim edhe Bashkinë e Vlorës.

“Rrënuesi i infrastrukturës së Shqipërisë paska gjetur fajtor tubat e Partisë Demokratike”, shkruan Këlliçi, duke shtuar se sa herë mazhoranca ndodhet përballë një situate të vështirë apo kapet në flagrancë, sipas tij, fajin e ka gjithmonë opozita dhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Deputeti demokrat nënvizon se vetë deklarata e Ramës pranon indirekt neglizhencën ndaj komunitetit, pasi sipas tij, pranohet se në atë zonë nuk është investuar që prej vitit 2009. Këlliçi thekson se kjo tregon harresën shumëvjeçare ndaj qytetarëve të Vlorës.

Sipas tij, e vetmja gjë pozitive në këtë situatë është fakti që protesta qytetare arriti të alarmojë qeverinë dhe të sjellë reagim nga niveli më i lartë i pushtetit. “Qytetarët e bashkuar fitojnë”, përfundon reagimin e tij deputeti i PD-së.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

autostrada shkup bllace serish ne pritje punimet vonohen per shkak te procedurave burokratike 6952afd0c353b
Lajmi i mëparshëm

Autostrada Shkup-Bllacë sërish në pritje! Punimet vonohen për shkak të procedurave burokratike

kerkesa e spak per arrestimin e ballukut kuvendi refuzon pd ne per mbledhjen e keshillit zv kryeministrja do marre kohen e nevojshme per te pare dosjen 6952bd638ce9b
Lajmi i radhës

Kërkesa e SPAK për arrestimin e Ballukut, Kuvendi refuzon PD-në për mbledhjen e Këshillit: Zv. kryeministrja do marrë kohën e nevojshme për të parë dosjen

Të fundit nga

ShkoLartë