Jurisiti Azem Vllasi ka folur për zgjedhje e presidentit apo presidentes.
Vllasi ka thënë se zgjedhja më e mirë për Kosovën, por edhe për Kurtin e LVV-në është Vjosa Osmani.
“Kandidati për president është i gatshëm, zgjedhje më të mirë nuk se sa edhe për një mandat të zgjidhet Vjosa Osmani. Do të ishte mirë për Kutin e VV, sepse Kurti me ato qëndrimet e veta politike edhe vet nganjëherë ka hy në mosmarrëveshje me aleatët tanë. Por, Vjosa Osmani e ka zbutur gjendjen në favor të Kosovës”, ka thënë ai.
Vllasi ka thënë se opozitës në bazë të rezultatit zgjedhor nuk i takon presidenti dhe nëse sabotojnë votimin e Osmanit do të bëjnë gabim.
“Nëse bëjnë sabotim opozita, atëherë shtrohet pyetja çfarë po duan”, ka thënë ai.
Vllasi ka thënë se vendi nuk do të duhej të shkonte në zgjedhje për shkak të presidentit.
Burimi: botasot.info

