vlladimir pancevski zyrtarisht ne gare per prokuror publik te ri te shtetit 697268105f02f

Vlladimir Pançevski zyrtarisht në garë për Prokuror Publik të ri të Shtetit

January 22, 2026
min lexim

Shkup, 22 janar – Dy kandidatura deri më tani kanë mbërritur në Kuvend në kuadër të shpalljes për Prokuror Publik të ri të Shtetit, konfirmojnë nga Kuvendi për Alsat. Njëri prej tyre është Vlladimir Pançevski, ish-kryetar i Gjykatës Themelore në Shkup, i cili për Alsat e ka konfirmuar kandidaturën. Ai thotë se përvoja e tij shumëvjeçare ka qenë arsyeja për të hyrë në këtë garë, ndërsa ofrimin e drejtësisë e ka theksuar si motiv, por edhe si sfidë për të ardhmen.

“Unë nuk jam për atë që po dëgjojmë në opinion, se disa nga kandidatët potencialë thonë se duhet të shkarkohen gjyqtarë, prokurorë dhe të tjera të ngjashme. Kjo punë duhet të trajtohet seriozisht. Ne nuk jemi këtu për të bërë gjueti shtrigash, ky nuk është qëllimi i një sistemi. Qëllimi i një sistemi është të sigurojë drejtësi, pra drejtësi të vërtetë. Për këtë jam përpjekur gjatë gjithë karrierës sime”, deklaroi Vladimir Pançevski, kandidat për Prokuror të ri Publik të Shtetit.

Përveç Pançevskit, në opinion u spekulua se ish-shefi i Prokurorisë së Lartë të Shkupit, Mustafa Hajnullahi, është kandidati i dytë që ka hyrë në garë për Prokuror Publik të ri të Shtetit, por Hajnullahi për Alsat i ka mohuar këto pretendime.

Shpallja do të zgjasë edhe pesë ditë, ndërsa nga Kuvendi emrat e kandidatëve do t’i publikojnë pas përfundimit të saj. Siç mësojmë jozyrtarisht se deri në përfundimin e afatit të shpalljes pritet të kandidojnë edhe Anita Topolova Isajllovska, e cila aktualisht ushtron funksionin e ushtrueses së detyrës së Prokurores Publike të Shtetit, prokurorët e lartë Vladimir Milloshovski dhe Zlatko Bikovski, si dhe gjyqtari Nenad Savevski nga Gjykata Penale e Shkupit. Pas përfundimit të konkursit, Këshilli i Prokurorëve Publikë do të japë mendim për të gjithë kandidatët dhe do ta përcjellë atë në Qeveri. Prej aty do të duhet të përzgjidhet kandidati më i mirë dhe të propozohet në Kuvend. Prokurori Publik i Shtetit zgjidhet në Kuvend, me 61 vota, me mandat prej 6 vitesh.

Ndryshe, Vlladimir Pançevskin e ndjekin disa raste kundërthënëse – më 4 gusht 2020, Gjykata e Velesit e shpalli fajtor dhe i shqiptoi dënim me burg prej 3 vjet e gjysmë, i cili më pas nga Apeli iu ul në 2 vjet e gjysmë burg, për keqpërdorim të pozitës zyrtare, respektivisht për akuzën se kishte shpërndarë në mënyrë manuale rreth 40 lëndë te gjyqtarë, në periudhën nga viti 2013 deri në vitin 2016. Por, pak pasi filloi ta vuante dënimin me burg, Gjykata Supreme e anuloi aktgjykimin ndaj tij, me arsyetimin se ishin konstatuar shkelje e Kodit Penal.

Pançevski ishte dënuar në shkallë të parë edhe për mobing ndaj një punonjësi të Gjykatës Themelore Shkup, por Apeli e anuloi aktgjykimin, duke vlerësuar se ai ishte i pakuptueshëm dhe i paqartë.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

agjentet e emigracionit ne shba arrestojne 5 vjecarin ne minesota 697267c71554b
Lajmi i mëparshëm

Agjentët e emigracionit në SHBA arrestojnë 5-vjeçarin në Minesota

juniku drejt zgjedhjeve te jashtezakonshme per asamble te komunes kryesuesi u zgjodh me nje dite vonese 697268aeaf589
Lajmi i radhës

Juniku drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Asamble të Komunës, Kryesuesi u zgjodh me një ditë vonesë

Të fundit nga

ShkoLartë