vlen zhvillimi po behet realitet nisin punimet per rikonstruktimin e rruges ne trebosh 68810f67aed5c

VLEN: Zhvillimi po bëhet realitet, nisin punimet për rikonstruktimin e rrugës në Trebosh

July 23, 2025
1 minut lexim

Zhvillimi fillon aty ku nis puna, dhe sot ajo nisi nga zemra e Zhelinës, nga fshati Trebosh! Zëvendësministrja e Transportit dhe Lidhjeve, Kaltrina Zekolli Shaqiri, së bashku me Kryetarin e Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, inspektuan sot fillimin e punimeve për rikonstruktimin e rrugës lokale në këtë fshat, një projekt shumëpritur nga banorët dhe që tashmë po bëhet realitet.
Segmenti i ri rrugor do të ketë një gjatësi prej 620 metrash, gjerësi 5.5 metra dhe trotuare anësore nga 1.5 metra në të dy anët, duke garantuar lëvizje më të sigurt për automjetet dhe këmbësorët, si dhe kushte më të denja për një jetë cilësore.
Ky investim, në vlerë prej 10 milion denarësh, realizohet me mbështetjen e Bankës Botërore përmes Ministrisë së Transportit dhe bashkëpunimit të shkëlqyeshëm me Komunën e Zhelinës, duke dëshmuar se kur ekziston vullneti, rezultatet janë të prekshme. “Ky projekt është një shembull i qartë se si premtimet tona po shndërrohen në vepra konkrete. Rruga e Treboshit nuk është vetëm asfalt, ajo është investim në siguri, në zhvillim dhe në të ardhmen e këtij komuniteti”, theksoi Zekolli Shaqiri gjatë vizitës.
VLEN do të vazhdojë me përkushtim të palëkundur të sjellë zhvillim të barabartë për çdo cep të vendit. Treboshi sot është dëshmia më e mirë se puna dhe përkushtimi japin fryt. Rruga ka nisur dhe ajo të çon drejt së ardhmes!

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shkelje e barazise ne tendera gjkko shpall fajtore sonila qaton 6881082079cd0
Lajmi i mëparshëm

Shkelje e barazisë në tendera, GJKKO shpall fajtore Sonila Qaton

banoret e shtepive ankohen per eren e keqe nga koshat e stermbushur te mbeturinave qe nuk pastrohen rregullisht 6881148c33660
Lajmi i radhës

Banorët e shtëpive ankohen për erën e keqe nga koshat e stërmbushur të mbeturinave që nuk pastrohen rregullisht

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë