vlen zgjidhi problemin e medresese luftojme kazinot 68769f7aa121c

VLEN zgjidhi problemin e medresesë, luftojmë kazinot

July 15, 2025
1 minut lexim

Zëvendëskryeministri i parë dhe njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Ozet Mexhiti, ka njoftuar se në mbledhjen e sotme të Qeverisë janë miratuar disa vendime të rëndësishme që prekin drejtpërdrejt interesin e qytetarëve, në fusha si arsimi, shëndetësia, infrastruktura dhe sporti.

Në një status të publikuar në rrjete sociale, Mexhiti thekson se është miratuar Ligji për shkollat e mesme të komuniteteve fetare, i njohur edhe si “Ligji i Medresesë”, i cili i hap rrugë njohjes formale të diplomave të nxënësve të Medresesë “Isa Beu”.

Po ashtu, Qeveria ka miratuar edhe Ligjin për lojërat e fatit, që parasheh dislokimin e objekteve të lojërave të fatit jashtë vendbanimeve, si pjesë e betejës kundër “kumarizimit të shtetit”, siç e cilëson Mexhiti.

Në sferën e shëndetësisë, janë ndarë:

-205 milionë euro për rikonstruksionin e Spitalit Klinik të Tetovës,

-është miratuar ndërtimi i një spitali tërësisht të ri për qytetin e Kërçovës,

-dhe rikonstruksioni i Spitalit të Shtipit.

Ndërkohë, në sektorin e infrastrukturës, janë ndarë 110.5 milionë denarë për ndërtimin e ujësjellësit në fshatrat Luboten dhe Lubanc të Komunës së Butelit, si dhe është vendosur sanimi i fushave të sportit në të gjitha vendbanimet, një masë që pritet të përmirësojë ndjeshëm infrastrukturën sportive në vend.

“Punojmë për qytetarët. Ia VLEN,” ka shkruar Mexhiti, duke theksuar se këto vendime janë në funksion të premtimeve për zhvillim të barabartë dhe avancim të kushteve të jetesës në gjithë territorin.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vidhen kenget e papublikuara te beyonce 68769b7c49634
Lajmi i mëparshëm

Vidhen këngët e papublikuara të Beyonce

kostovski dite historike per fshatin luboten qeveria siguroi mjetet per ujesjellesin video 6876a4a01745e
Lajmi i radhës

Kostovski: Ditë historike për fshatin Luboten, qeveria siguroi mjetet për ujësjellësin (VIDEO)

Të fundit nga

ShkoLartë