vlen zgjedhjet ishin lokale por disfatat e aki se jane kombetare 68f9ee34baeb5

VLEN: Zgjedhjet ishin lokale, por disfatat e AKI-së janë kombëtare

October 23, 2025
1 minut lexim

Tentativat e dëshpëruara të AKI së shpartalluar dhe pa busull për t’i përkthyer zgjedhjet e 19 tetorit në “mandate deputetësh” janë dëshmi se ky koalicion nuk ka humbur vetëm vota, por edhe kontaktin me realitetin.

Këto ishin zgjedhje lokale. Dhe pikërisht këtu, shqiptarët folën më qartë se kurrë, zgjodhën ndryshimin, zgjodhën VLEN-in. Në më shumë se dhjetë komuna, shqiptarët dhanë besimin për energji të re, për fytyra që punojnë, jo që fshihen pas patriotizmit të rremë kur s’kanë çfarë t’u ofrojnë njerëzve. Ata zgjodhën politikën e rezultateve, jo politikën e frikës.

As interpretimet televizive të figurave të përmbysura nuk mund ta ndryshojnë faktin që tashmë është i pamohueshëm se VLEN mbulon gjithë hartën politike shqiptare. Dhe kjo është e vetmja hartë që vlen, ajo e vullnetit të lirë të qytetarëve.
Deklaratat e Arbër Ademit, Blerant Ramadanit, Krenar Llogës dhe disa të tjerëve, që dalin me grafikone imagjinare për “deputetë të ardhshëm” që s’do t’i shohim kurrë, janë dëshmi e panikut që ka përfshirë koalicionin me shirit ngjitës. Ata ende nuk e kanë kuptuar mesazhin e popullit se është koha të reformoheni, jo të trilloni përralla për t’i mbajtur militantët zgjuar.

Katër ditë me radhë, lideri i tyre “i pakontestueshëm”, Ali Ahmeti, nuk është shfaqur askund. Ndoshta ende po pret t’ia tregojnë rezultatet e “referendumit”.
Arbër Ademit, Blerant Ramadanit dhe Krenar Llogës u urojmë dalje sa më të shpeshta publike. Çdo herë që flasin, AKI humb nga një mijë vota. Dhe ne, sinqerisht, s’kemi asgjë kundër.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

milo
Lajmi i mëparshëm

Miloshoski: Nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme, koalicioni qeveritar është stabil, ndërsa BDI mbetet në opozitë

aki vota kombetare eshte me ne me mbi 23 000 vota epersi 68f9f54f4fcc8
Lajmi i radhës

AKI: Vota kombëtare është me ne, me mbi 23.000 vota epërsi!

Të fundit nga

ShkoLartë