VLEN LOGO GAZETA MK

VLEN uron kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin

November 10, 2025
1 minut lexim

Koalicioni VLEN u përcjell urimet më të sinqerta qytetarëve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës për përfundimin e suksesshëm të procesit zgjedhor lokal, që edhe njëherë dëshmoi pjekurinë demokratike, stabilitetin institucional dhe kulturën politike të lartë të shtetit të Kosovës.

Njëherit përcjellim urimet më të sinqerta Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, për rezultatin e jashtëzakonshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, e cila doli fituese në 7 komuna në nivel shteti në zgjedhjet lokale të sapopërfunduara.

Ky sukses madhor është dëshmi e besimit të palëkundur të qytetarëve të Kosovës në vizionin e qeverisjes së drejtë, të përgjegjshme dhe të ndershme që përfaqëson Vetëvendosje nën udhëheqjen e Kryeministrit Kurti.

Fitorja e madhe në Mitrovicë ka një domethënie të veçantë, ajo simbolizon shtrirjen e plotë të sovranitetit të Republikës së Kosovës në gjithë territorin e saj dhe afirmon përkushtimin e qytetarëve për të ardhmen euroatlantike të vendit.

VLEN i uron Kryeministrit Kurti dhe Lëvizjes Vetëvendosje suksese të mëtejshme në forcimin e shtetit, konsolidimin e institucioneve dhe thellimin e bashkëpunimit ndërshqiptar.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

eva longoria mahnit me fustanin transparent gjate nje darke luksoze ne madrid 69119fb1d3a82
Lajmi i mëparshëm

Eva Longoria mahnit me fustanin transparent gjatë një darke luksoze në Madrid

sot do te mbahet ceremonia e betimit te klases se 29 te te kadeteve studente dhe pjesemarres te akademise ushtarake ne shkup 6911b050aabf8
Lajmi i radhës

Sot do të mbahet ceremonia e betimit të klasës së 29-të të kadetëve – studentë dhe pjesëmarrës të Akademisë Ushtarake në Shkup

Të fundit nga

ShkoLartë