vlen transformuam institutin e transfuzionit ne qender moderne 6987472337b69

VLEN: Transformuam Institutin e Transfuzionit në qendër moderne

February 7, 2026
1 minut lexim

Procesi i rikonstruksionit të Institutit të Mjekësisë së Transfuzionit në Tetovë ka përfunduar me sukses, duke sjellë një transformim të plotë të kapaciteteve të tij. Me një investim prej rreth 8.3 milionë denarësh, ky institucion është shndërruar në një qendër moderne dhe të fuqizuar, që mbulon edhe qytetet Gostivar, Kërçovë dhe Strugë.

Ky projekt përfaqëson një arritje madhore për shëndetësinë rajonale, duke garantuar siguri dhe cilësi në sigurimin e gjakut dhe produkteve të gjakut për spitalet e rajonit. Rikonstruksioni i institutit është një dëshmi e qartë e përkushtimit për të ngritur standardet e shërbimit shëndetësor dhe për ta afruar atë me nevojat e qytetarëve.
Në këtë ngjarje ishin të pranishëm zëvendëskryeministri i Parë, Bekim Sali, Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, drejtori i Institutit për transfuziologji Amir Elezi dhe drejtori i spitalit klinik të Tetovës Erzen Elezi, duke e bërë këtë moment edhe më domethënës për qytetarët e Tetovës dhe gjithë rajonit.

Me këtë investim, VLEN po vendos themelet e një epoke të re në shëndetësi, duke e bërë sistemin më të fortë, më transparent dhe më të besueshëm. Ky është një hap gjigant për shëndetësinë rajonale. Tetova dhe gjithë rajoni marrin një institucion modern, të fuqizuar dhe të gatshëm për t’u shërbyer qytetarëve me dinjitet dhe profesionalizëm.

VLEN për shëndetësi modern dhe për dinjitet për qytetarët!

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kosova vije e kuqe per serbine mesazhi i fuqishem qe gjenerali percolli eksperti i sigurise me paralajmerim te qarte 69871fae82f2e
Lajmi i mëparshëm

“Kosova vijë e kuqe për Serbinë”/ Mesazhi i fuqishëm që gjenerali përcolli – eksperti i sigurisë me paralajmërim të qartë

ash taravari perkrahim studentet per mbajtjen e provimit te jurisprudences ne gjuhen shqipe 69874d7aa9643
Lajmi i radhës

ASH-Taravari: Përkrahim studentët për mbajtjen e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe

Të fundit nga

Trepça ’89 përforcohet

Trepça ’89 e Mitrovicës pretendon rikthimin në elitën e futbollit të Kosovës. Mitrovicasit nuk rrijnë duarkryq, përforcojnë radhët me futbollistin Altin Ukiçi. Skuadra nga Mitrovica është në vend të katërt me 36
ShkoLartë