vlen thirrjet per referendum te treshes ne agoni jane per mbijetese politike 68ea5c32b4c4b

VLEN: Thirrjet për “referendum” të treshes në agoni janë për mbijetesë politike

October 11, 2025
1 minut lexim

Dëshira për pushtet nga eksponentët e BDI-së është e neveritshme dhe dëmton drejtpërdrejt përpjekjet e shqiptarëve për të rregulluar gjithçka që ata e lanë përgjysmë gjatë 20 viteve të pushtetit të tyre.
Folklorin që e kanë përdorur dhe e përdorin ende në këto zgjedhje lokale, ndërkohë që pas skenës vidhninin e blinin qendra tregtare, tashmë e ka demaskuar partneri ynë strategjik në natën e “tendave”, kur gjoja mbronin gjuhën shqipe.

E kemi thënë dhe do ta themi sërish: e vërteta e BDI-së është Artan “non grata” Grubi, i cili me direktiva të Ali Ahmetit dhe me ndihmën e ish-gjyqtarit Enver Begjeti, duke marrë ryshfet, liroi nga burgu Sasho Mijallkovin.

Prandaj, kërkesat e tyre për zgjedhje i shohim si një kërkesë dëshpëruese dhe lutje neveritshme për t’u vardisur pas pushtetit.
Edhe thirrjet për “referendum” të treshes në agoni Taravari, Ahmeti dhe Sela janë përpjekja e fundit për mbijetesë politike.
Sipas të gjitha sondazheve, këtë narrativë të rreme të kësaj të ashtuquajture “Besëlidhje”, shqiptarët e refuzojnë me forcë.

Këtë e dëshmojnë rezultatet e çdo sondazhi, ku kandidatët e VLEN-it prijnê bindshëm. Sepse shqiptarët tashmë e kanë parë këtë film për 23 vite, flasin për shqiptari, ndërsa komunat shqiptare ende luten për ujë të pijshëm dhe kanalizim.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

korridori 8 ne shqiperi merr forme 60 e punimeve te kryera ne lotin 5 punimet i inspekton zevendeskryeministrja balluku 68ea5b914cdd6
Lajmi i mëparshëm

Korridori 8 në Shqipëri merr formë, 60% e punimeve të kryera në lotin 5, punimet i inspekton zëvendëskryeministrja Balluku

mbi 4000 mc2b2 pa leje ne nje pallat ne zonen e astirit ne tirane ndalohet ndertuesi 68ea5d95d3b4f
Lajmi i radhës

Mbi 4000 m² pa leje në një pallat në zonën e Astirit në Tiranë, ndalohet ndërtuesi

Të fundit nga

ShkoLartë