VLEN LOGO GAZETA MK

VLEN: Tetova nuk është mall pazari për Levicën dhe BDI/AKI-në!

October 29, 2025
1 minut lexim

Opinioni është tronditur, por vetëm Bajram Rexhepi s’u skuq e as s’u pendua. Pasi u kap me presh për dore në takime me përfaqësues të Levicës, partisë që njihet për qëndrimet e saj anti-NATO, anti-perëndimore dhe anti-shqiptare, kandidati i BDI/AKI-së u përpoq ta mohojë skandalin me justifikime qesharake. Por fotografitë flasin vetë, Bajram Rexhepi u ul me ata që fyejnë gjithçka që është shqiptare, vetëm për të siguruar një grusht vota për shpëtim politik.

Në vend që të kërkonte falje për këtë turp publik, Bajram Rexhepi madje edhe fyeu tetovarët, duke i akuzuar se kanë “shitur” votën e tyre. Ndërkohë, zëdhënësi i BDI-së, Arbër Ademi, del në televizion dhe i quan Tetovën, Çairin dhe Dibrën “mëhalla”.

Kjo është fytyra e vërtetë e “patriotit” të BDI-së, që për një copë pushtet i shtrin dorën Levicës. Ky është pazari më i pistë që ka parë Tetova. Një “patriot” që lyp ndihmë nga Levica për të rrëzuar një shqiptar.

VLEN pyet publikisht

A është kjo “strategjia kombëtare” e BDI/AKI-së të kërkojë shpëtim te partia që fyen shqiptarët dhe Kosovën?

Me çfarë morali del Bajram Rexhepi para tetovarëve, pasi ka shtrënguar duart me anti-shqiptarët e Apasievit?

Çfarë pazari ka bërë në këmbim të votave të Levicës në Tetovë?

Tetova nuk është mall pazari, andaj më 2 nëntor, tetovarët do të flasin me një zë të qartë: PO për Bilall Kasamin.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kallezim penal ndaj ish drejtorit zevendesdrejtorit dhe disa te punesuarve te agjencise per ushqim dhe veterinari per keqperdorim te detyres zyrtare 6901d735ed0f4
Lajmi i mëparshëm

Kallëzim penal ndaj ish-drejtorit, zëvendësdrejtorit dhe disa të punësuarve të Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari për “keqpërdorim të detyrës zyrtare”

te enjten merret vendimi per niko peleshin 6901e0550985d
Lajmi i radhës

Të enjten merret vendimi për Niko Peleshin

Të fundit nga

ShkoLartë