vlen tetova mikpritese e turneut ballkanik te volejbollit nje model organizimi dhe vizioni per sportin 685d931de1947

VLEN: Tetova mikpritëse e turneut ballkanik të Volejbollit, një model organizimi dhe vizioni për sportin

June 26, 2025
1 minut lexim

Mbrëmë, në sheshin “Iliria” në Tetovë, u zhvillua me sukses turneu ballkanik i volejbollit, për herë të parë jashtë kryeqytetit dhe për herë të parë në një komunë shqiptare. Gjashtë shtete, një qytet mikpritës dhe një organizim i shkëlqyer që tregoi kapacitetin, vullnetin dhe vizionin për sportin dhe rininë.

Ky aktivitet i rëndësishëm rajonal nuk ishte vetëm garë sportive, por një mesazh i fuqishëm: komunat shqiptare dinë të organizojnë, të mirëpresin dhe të udhëheqin me dinjitet dhe përgjegjësi. Me përkushtim dhe bashkëpunim, edhe qytetet tona janë të gatshme për ngjarje të këtij niveli dhe më shumë.

Prezent në këtë aktivitet ishin kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, si dhe shumë eksponentë të lartë të VLEN, të cilët me praninë e tyre jo vetëm përkrahën këtë turne, por edhe riafirmuan mbështetjen institucionale për sportin, rininë dhe zhvillimin lokal.

Ky turne është shembull i asaj që ndodh kur komunat udhëhiqen me vizion, guxim dhe vendosmëri. Tetova, me mikpritjen dhe angazhimin e saj, tregoi se është e gatshme të marrë rolin që i takon jo vetëm në sport, por edhe në zhvillimin e gjithanshëm të rinisë dhe komunitetit.

Investimi në sport dhe të rinj mbetet një prioritet i pandashëm. Sepse sporti nuk njeh kufij dhe potenciali nuk ka adresa, ajo që bën diferencën është vullneti. Dhe këtë, mbrëmë, Tetova e dëshmoi me krenari.

Zhvillimi i ngjarjeve si ky turne janë dëshmi se kur ekziston vullnet politik dhe menaxhim me integritet, atëherë edhe komunat shqiptare shkëlqejnë dhe marrin vëmendjen që meritojnë.

Falënderojmë të gjithë organizatorët, sportistët dhe qytetarët që ishin pjesë e kësaj mbrëmjeje inspiruese. Do të vazhdojmë të mbështesim sportin, rininë dhe çdo iniciativë që e bën shoqërinë tonë më të shëndetshme, më aktive dhe më të bashkuar.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

dasma e njeriut te katert me te pasur ne bote sa eshte pasuria e jeff bezos 685d8ee40b077
Lajmi i mëparshëm

Dasma e njeriut të katërt më të pasur në botë, sa është pasuria e Jeff Bezos?

zjarre ne ksamil flaket rrezikojne banesa e hotele 685da1a43dbfa
Lajmi i radhës

Zjarre në Ksamil, flakët rrezikojnë banesa e hotele

Të fundit nga

A është i trashëguar sensi i humorit?

Ndjenja jonë e humorit nuk është e rrënjosur në ADN-në tonë, por është pothuajse tërësisht e nxitur nga mjedisi ynë. Të qenët qesharak nuk varet nga ADN-ja. Një studim nga Universiteti Aberystwyth
ShkoLartë