vlen takon perfaqesuesit e institutit republikan nderkombetar iri 6875320cc3ec3

VLEN takon përfaqësuesit e Institutit Republikan Ndërkombëtar (IRI)

July 14, 2025
1 minut lexim

Krerët e VLEN, Zeqirija Ibrahimi, Izet Mexhiti, Arben Fetai si dhe kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, realizuan sot një takim me Paul Prososki, drejtor i Zyrës Rajonale të Institutit Republikan Ndërkombëtar (IRI), dhe ekipin e tij.

Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet aktuale politike në vend, me theks të veçantë mbi proceset zgjedhore lokale, rëndësinë e transparencës, forcimin e demokracisë lokale dhe garantimin e integritetit institucional.

Një pjesë e veçantë e diskutimit iu kushtua mundësive për thellimin e bashkëpunimit me IRI-n, si një partner i rëndësishëm në forcimin e kapaciteteve institucionale, demokratizimin e mëtejshëm të proceseve politike dhe ngritjen e standardeve të qeverisjes së mirë.

VLEN vlerëson lart kontributin e Institutit Republikan Ndërkombëtar në ndërtimin e kapaciteteve demokratike në vend dhe shpreh gatishmërinë për bashkëpunim të vazhdueshëm dhe të thelluar në të gjitha nivelet.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

humbja e te atit jonida vokshi ende nuk jam pajtuar me faktin 68752dd3ae94b
Lajmi i mëparshëm

Humbja e të atit, Jonida Vokshi: Ende nuk jam pajtuar me faktin

nikolloski ne fund te veres pres qe te leshojme edhe nje pjese te autostrades kercove oher pjesa nga klimeshtani deri ne oher 687536f752028
Lajmi i radhës

Nikolloski: Në fund të verës pres që të lëshojmë edhe një pjesë të autostradës Kërçovë – Ohër, pjesa nga Klimeshtani deri në Ohër

Të fundit nga

Albin Kurti njofton suksesin e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar se vendi ynë po vazhdon të regjistrojë suksese në indekset ndërkombëtare, kësaj radhe në luftën ndaj krimit të organizuar. Kurti ka shkruar në Facebook se
ShkoLartë