vlen takimi fetai lawton konfirmon mbeshtetjen e forte te shba ve per reformat 693428759481d

VLEN: Takimi Fetai–Lawton konfirmon mbështetjen e fortë të SHBA-ve për reformat

December 6, 2025
1 minut lexim

Takimi i zëvendëskryeministrit Arben Fetai me Daniel J. Lawton, zëvendës-ndihmës sekretar në Departamentin e Shtetit të SHBA-së, është edhe një dëshmi e qartë se rruga e reformave ka marrë mbështetjen më të fortë ndërkombëtare.

Kur flasim për qeverisje të mirë, transparencë dhe luftë kundër korrupsionit, nuk jemi vetëm. Sot, partnerët tanë strategjikë në SHBA e njohin dhe e vlerësojnë ndryshimin që po ndërtohet. Ata shohin përpjekjen, seriozitetin dhe vullnetin që po investohet për të rikthyer besimin te institucionet.

Në kuadër të kësaj, roli dhe bashkëpunimi me përfaqësues të tjerë kyç të administratës amerikane, si Mark Tervakoski, drejtor i Zyrës për Evropë dhe Azi në Byronë për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit, mbetet po ashtu thelbësor. Kontributi i tij në forcimin e standardeve të sundimit të ligjit dhe kapaciteteve institucionale është pjesë e partneritetit strategjik që Maqedonia e Veriut po e ndërton me SHBA-të.

Arben Fetai artikuloi qartë zotimin tonë për institucione që i shërbejnë popullit, jo interesave të mbyllura.

VLEN-i ka premtuar ndryshim dhe ndryshimi po ndodh.
Me punë, integritet dhe vendosmëri.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

protestat ne greqi bllokohet qarkullimi kakavije janine 69341bb2cd5b1
Lajmi i mëparshëm

Protestat në Greqi, bllokohet qarkullimi Kakavijë-Janinë

mickoski maqedonia duhet te qendroje drejt per te ardhmen e gjeneratave 69342f9a6d11d
Lajmi i radhës

Mickoski: Maqedonia duhet të qëndrojë drejt, për të ardhmen e gjeneratave

Të fundit nga

ShkoLartë