vlen sqaron proceduren e tenderit per sheshin skenderbeu anulim teknik jo anulim i projektit 691d16360225e

VLEN sqaron procedurën e tenderit për Sheshin “Skënderbeu”: “Anulim teknik, jo anulim i projektit”

November 19, 2025
1 minut lexim

Koalicioni VLEN ka reaguar pas disa shkrimeve mediale që pretendonin se është anuluar procedura e prokurimit për fazën e tretë të projektit “Sheshi Skënderbeu”, që përfshin parkingun nëntokësor. Në një deklaratë për opinionin publik, VLEN thekson se bëhet fjalë vetëm për një “anulim teknik” dhe jo për anulim të projektit.

“Dëshirojmë t’i sqarojmë opinionit publik se bëhet fjalë ekskluzivisht për arsye teknike të vërejtura në dokumentacionin e tenderit,” thuhet në reagimin e nënshkruar nga Kaltrina Zekolli Shaqiri. Sipas saj, gjatë verifikimit zyrtar janë konstatuar “mospërputhje dhe gabime të trashëguara në përllogaritje, të cilat kërkojnë korrigjim para vazhdimit të procedurës, me qëllim sigurimin e transparencës dhe respektimit të plotë të ligjit”.

VLEN garanton se projekti nuk është ndalur dhe se procedura do të vazhdojë normalisht pasi të përmirësohet dokumentacioni. “Është marrë vendimi për anulim teknik të procedurës, që nënkupton përmirësimin e dokumentacionit dhe rihapjen e tenderit,” thuhet në reagim.

Në fund, Zekolli Shaqiri thekson se projekti mbetet prioritet dhe se “procedura e prokurimit do të hapet sërish në ditët në vijim, ndërsa korrigjimet teknike synojnë të garantojnë një proces profesional dhe të qëndrueshëm”.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

pas 24 oresh le shtepine nje banor i bbvk 691d0cb2a1c9f
Lajmi i mëparshëm

Pas 24 orësh lë shtëpinë një banor i BBVK

26 9 milione denare per pajisje qe nuk perdoren zbulohen keqperdorime serioze ne spitalin e prilepit 691d1d519c2c1
Lajmi i radhës

26.9 milionë denarë për pajisje që nuk përdoren: Zbulohen keqpërdorime serioze në Spitalin e Prilepit

Të fundit nga

ShkoLartë