vlen sot 33 shqiptare jane punesuar ne institucionet shteterore 6894ec58aef26

VLEN: Sot 33 shqiptarë janë punësuar në institucionet shtetërore

August 7, 2025
1 minut lexim

Nga VLEN thonë se vetëm sot, janë realizuar punësime dhe avancime të ndjeshme në tre institucione shtetërore, të gjitha me kuadër shqiptar.

“15 punësime në Shtëpinë e Shëndetit Publik në Kumanovë, nën drejtimin e drejtorit Sedat Zulbeari, si pjesë e reformës për një shëndetësi gjithëpërfshirëse dhe më pranë qytetarëve; 9 punësime dhe 5 avancime në Qendrën për Punë Sociale në Kumanovë, ku drejtuesi Erdi Mehmeti po ndërton një administratë funksionale dhe të barabartë, që i shërben qytetarëve pa dallim, me përfaqësim të drejtë të shqiptarëve; 9 punësime të reja në Ministrinë për Çështje Europiane, të gjitha me kuadër shqiptar, falë angazhimit të pandalshëm të ministrit Orhan Murtezani për integrim europian me fytyrë të drejtë, të re dhe gjithëpërfshirëse”.

“Këto hapa nuk janë vetëm numra në një raport administrativ. Janë hapje dyersh për të rinjtë shqiptarë, janë shenja të rikthimit të besimit në shtet, janë garanci se shqiptarët nuk janë më qytetarë të rendit të dytë, por shtyllë e barabartë në çdo institucion publik të këtij vendi”, thonë nga VLEN.

Më tej thonë se ata janë të vendosur që ta çrrënjosin padrejtësinë shumëvjeçare në përfaqësim dhe ta ndërtojnë një administratë moderne.

“Kjo është vetëm fjala e parë në një kapitull të ri që po shkruhet për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut. Dhe ky kapitull është: dinjitet, barazi dhe zhvillim për të gjithë”, thonë nga VLEN.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

izraeli do trefishoje eksportin e gazit ne egjipt 6894ebe00523c
Lajmi i mëparshëm

Izraeli do trefishojë eksportin e gazit në Egjipt

mendimi per motin temperaturat ne rritje diteve te ardhshme 32c deri 35c te premten 6894ecd06a0be
Lajmi i radhës

Mendimi për motin: Temperaturat në rritje ditëve të ardhshme, 32C deri 35C të premtën

Të fundit nga

ShkoLartë