vlen solidaritet vetedijesim dhe mbeshtetje per cdo grua ne lufte me kancerin e gjirit 68eb75734cc53

VLEN: Solidaritet, vetëdijesim dhe mbështetje për çdo grua në luftë me kancerin e gjirit

October 12, 2025
1 minut lexim

Muaji tetor, i njohur si muaji rozë, është më shumë se një fushatë ndërgjegjësimi, është një thirrje për veprim, për kujdes dhe për dashuri ndaj jetës.

Në këtë frymë, Forumi i Gruas VLEN gjatë ketij muaji kanë zhvilluar aktivitete sensibilizuese në disa komuna të vendit, me qëllim që të promovojnë rëndësinë e kontrollit të rregullt dhe mbështetjes së grave që përballen me këtë sëmundje.
Gjatë javës në një organizim nga Forumi i Gruas VLEN në bashkëpunim me Departamentin e Kulturës, përmes artit, fjalës dhe ndjeshmërisë, u dërgua një mesazh që prek çdo zemër: Asnjë grua që lufton kancerin e gjirit nuk është vetëm.

VLEN beson se heshtja nuk është zgjidhje. Informimi shpëton jetë. Kontrolli i rregullt shpëton jetë. Solidariteti shpëton jetë.Për këtë arsye, përmes aktiviteteve simbolike, forumeve të diskutimit dhe performancave artistike, ky muaj po shëndrohet në një hapësirë reflektimi, mbështetjeje dhe humanizmi.

Me këtë rast, VLEN falënderon të gjitha gratë që ndajnë historitë e tyre me guxim, mjekët e përkushtuar, aktivistet dhe qytetarët që u bashkuan në këtë mision jetik. Sepse forca e shoqërisë matet me kujdesin që ajo tregon ndaj më të ndjeshmëve.

VLEN, bashkë për jetë, bashkë për shpresë.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nje jave larg zgjedhjeve lokale 68eb74d241505
Lajmi i mëparshëm

Një javë larg zgjedhjeve lokale

kishin marre me qira nje banese dhe e shfrytezonin per prostitucion arrestohen dy kinezet ne durres 68eb76d47eb79
Lajmi i radhës

Kishin marrë me qira një banesë dhe e shfrytëzonin për prostitucion, arrestohen dy kinezet në Durrës!

Të fundit nga

ShkoLartë