vlen skaneri qe kerkon ali ahmeti e ka emrin artan non grata grubi 68e22ddb5c87f

VLEN: “Skaneri” që kërkon Ali Ahmeti e ka emrin Artan non grata Grubi!

October 5, 2025
1 minut lexim

Koalicioni me shirit ngjitës Taravari, Sela dhe Ahmeti janë në panik. E dinë që shqiptarët po u kthejnë shpinën, prandaj kanë zgjedhur rrugën e vetme që dinë, mashtrimin.
Thonë gjëra që as vetë nuk u besojnë, sepse janë politikanë të konsumuar, të skanduar dhe të pashpresë aq sa edhe njerëzit më të afërt i shohin si barrë.
Sa herë shqiptarët mendojnë se Ali Ahmeti ka nxjerrë ndonjë mësim nga leksioni që ia dha SHBA me futjen e hijes së tij, Artan Grubit, në listat e zeza për korrupsion dhe hajni, ai del sërish me “ide të re” dhe kërkon “skaner për politikanët”, ndërsa “skaneri” i tij është vetë Artan non grata!
Por nëse u bëjmë “skaner morali” këtij koalicioni me shirit ngjitës, rezultatet janë tronditëse:
Taravari për Aliun: “i sëmurë psiqik”, “më mirë me dreqin se me BDI”.
Ziadin Sela për Aliun: “kriminel”, “më 27 prill ka tentuar të më bëjë atentat”.
Ali Ahmeti për ta: “hora”.
Ja kjo është “besëlidhja” që duan t’ua shesin shqiptarëve, një bashkim sharjesh, urrejtjesh dhe interesash personale. Një koalicion i mbajtur bashkë jo nga parimet, por me shirit ngjitës.
E nëse i bëhet “skaner” për hajni, Ali Ahmeti dhe familjarët e tij do të hynin në Librin e Guinness-it si rekordmenë të plaçkitjes dhe pasurimit mbi kurrizin e shqiptarëve.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

guida e fundjaves perfekte per ty qe je introverte 68e229b516bf9
Lajmi i mëparshëm

Guida e fundjavës perfekte për ty që je introverte

visar ademi garanton per qender memoriale ne cegran 68e23a5193fdd
Lajmi i radhës

Visar Ademi garanton për Qendër Memoriale në Çegran

Të fundit nga

ShkoLartë