vlen sjell investimin me te madh ne infrastrukturen e ujit ne struge 685ffde4ada00

VLEN sjell investimin më të madh në infrastrukturën e ujit në Strugë

June 28, 2025
1 minut lexim

Në Strugë po investojmë, Strugën po e rindërtojmë. Dje filloi zyrtarisht faza e parë e rikonstruksionit dhe zëvendësimit të rrjetit kryesor të ujësjellësit prej çimento-azbesti në qytetin e Strugës.

Ky investim, me vlerë prej rreth 1.5 milion euro, përshin 6.2 kilometra rrjet ujësjellësi, rrugën kryesore dhe 13 degëzime të saj. Rekonstruksioni do të zgjasë 12 muaj dhe do të sjellë ndryshime të prekshme në infrastrukturën bazë të qytetit.

Gypat ekzistues prej azbesti janë një rrezik serioz për shëndetin publik. Me këtë projekt, mbyllim një kapitull të gjatë të neglizhencës dhe hapim një kapitull të ri, me standarde të reja dhe fokus te siguria dhe shëndeti i qytetarëve.

Ky është vetëm një hap në vizionin tonë për të ndërtuar Strugën me infrastrukturë moderne, ujë të sigurt dhe kushte më të mira jetese për të gjithë.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

5 keshilla per ta harruar ish in dhe per te shijuar veren pa pendesa 685ff9aa4e845
Lajmi i mëparshëm

5 këshilla për ta harruar ish-in dhe për të shijuar verën pa pendesa

inspektorati i tregut ka verejtur rritje te cmimeve tek produktet ushqimore baze deri 5 686002cda8e29
Lajmi i radhës

Inspektorati i Tregut ka vërejtur rritje të çmimeve tek produktet ushqimore bazë deri 5 %

Të fundit nga

Shifrat e dhunës familjare për një javë

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave (ZMNV) ka publikuar raportin javor të punës për periudhën 28.11.2025 – 05.12.2025, ku rezulton se në nivel vendi janë trajtuar 43 raste të reja, shumica
ShkoLartë