vlen sistemi shendetesor 2024 2028 perfshine perkrahje per mjeket e rinj dhe gjithe personelin mjekesor 697e1325472ed

VLEN: Sistemi shëndetësor 2024-2028 përfshinë përkrahje për mjekët e rinj dhe gjithë personelin mjekësor

January 31, 2026
1 minut lexim

Koalicioni VLEN vlerëson se përmes pjesëmarrjes në Qeveri po e vendos sistemin shëndetësor në binarë të qartë, me planifikim, standarde dhe partneritete reale. Kjo u theksua në konferencën “Partneritet për shëndetësi”, e kryesuar nga ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu.

Sipas VLEN-it, konferenca ka vendosur një kornizë më të qartë për mbështetjen e projekteve në shëndetësi, duke orientuar partneritetet me sektorin privat dhe aktorët ndërkombëtarë drejt nevojave reale dhe rezultateve të matshme.

“Prioritetet për periudhën 2024–2028 përfshijnë optimizimin dhe riorganizimin funksional të sistemit shëndetësor, qasje të balancuar rajonalisht për pacientët, standardizim të procedurave spitalore dhe rregullim të sistemit të referimit për të ulur dërgimet e panevojshme. VLEN thekson se vëmendje e veçantë i kushtohet personelit mjekësor, përmes trajnimit të vazhdueshëm, mbështetjes për mjekët e rinj dhe masave për të parandaluar largimin e tyre nga vendi“, thuhet në njoftimin e VLEN-it.

Sipas tyre, përmes kësaj force politike, synimi është një sistem më i rregullt dhe efikas, ku pacientët marrin shërbime më të shpejta dhe cilësore, urgjenca reagon në kohë dhe mjekët e rinj kanë kushte dinjitoze pune.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

okb paralajmeron kolapsin guterres mund te mbetemi pa para 697e0d043ec9b
Lajmi i mëparshëm

OKB paralajmëron kolapsin, Guterres: Mund të mbetemi pa para

limi dhe londrimi me bisede emocionale pavaresisht gjithckaje jam i lumtur qe te kam njohur 697e153734e03
Lajmi i radhës

Limi dhe Londrimi me bisedë emocionale: Pavarësisht gjithçkaje, jam i lumtur që të kam njohur

Të fundit nga

Lajmi i fundit: Kthehet Artan Grubi

Ministria për Punë të Brendshme njofton se sot në mëngjes në ora 06:10 minuta në vendkalimin kufitar Bllacë është paraqitur ish zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi, i cili menjëherë është privuar nga

Besëlidhja fiton Kupën e Shqipërisë

Besëlidhja fitoi Kupën e Shqipërisë në basketboll për meshkuj, zhvilluar në 70-vjetorin e kompeticionit. Në finale, lezhjanët ishin superiorë dhe mundën me meritë Tiranën. Ndërkohë, u nderuan me çmime disa figura të
ShkoLartë