MEXHITI DHE ELMAZI

VLEN: Shkupi dhe Çairi po pastrohen. Këtë herë përnjëmend!

November 7, 2025
1 minut lexim

Pas muajsh kur Shkupi u mbyt në erë të keqe, mbeturina, neglizhencë dhe propagandë, nisi pastrimi i vërtetë i kryeqytetit dhe i Çairit. Jo vetëm i rrugëve, por i gjithë asaj mendësie që për vite e kishte lënë qytetin në kaos. Ajo erë që vinte nga kontejnerët ishte e njëjtë me erën që vinte nga zyrat e pushtetit të djeshëm,  pushtet që bllokonte, vidhte dhe nuk kujdesej për askënd, përveç vetes.

Më 19 tetor dhe 2 nëntor, qytetarët e Shkupit i dhanë fund kësaj epoke të ndotjes politike.

E rrëzuan bashkëqeverisjen e dështuar mes Arsovskës, Blerim Bexhetit dhe Levicës, një treshe që la pas baltë, borxhe dhe qytet të mbytur në kaos. Ata që deshën ta dëmtojnë Shkupin, veçanërisht Çairin, sot po e shohin se qyteti paska mundur të pastrohet dhe po pastrohet përnjëmend, pa ta.

Sot, Çairi me Izet Mexhitin në krye po merr frymë lirshëm. Po pastrohen rrugët, por mbi të gjitha po hiqen pasojat e viteve të bllokadave dhe të moskujdesit që vinin nga pushteti i qytetit ndaj çairasve. Ky është pastrimi që Shkupi e priste, pastrimi i ndërgjegjes, i përgjegjësisë dhe i politikës së vjetër.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

10 thenie te perjetshme nga shekspiri per jeten udhezime qe mbeten te verteta ne cdo kohe 690dab3198c5b
Lajmi i mëparshëm

10 thënie të përjetshme nga Shekspiri për jetën, udhëzime që mbeten të vërteta në çdo kohë

dimovski kryeministri duhet ti zgjedhe njerezit qe do te punojne me dinamikisht dhe me me shume cilesi 690dbbd108d1c
Lajmi i radhës

Dimovski: Kryeministri duhet t’i zgjedhë njerëzit që do të punojnë më dinamikisht dhe me më shumë cilësi

Të fundit nga

ShkoLartë