vlen sedat bislimi energjia e re e studenicanit 68a0b35abeb02

VLEN: Sedat Bislimi, energjia e re e Studeniçanit!

August 16, 2025
1 minut lexim

Sot, liderët e koalicionit VLEN, Izet Mexhiti, Arben Fetai, Bilall Kasami dhe Zeqirija Ibrahimi qëndruan në Studeniçan, ku me krenari dhe vendosmëri promovuan kandidatin për kryetar të komunës, Sedat Bislimi.

Atmosfera në Studeniçan dëshmoi qartë se ndryshimi është i pashmangshëm dhe se qytetarët tashmë kanë zgjedhur rrugën e së ardhmes.
“Ne kemi ardhur këtu për të dhënë përkrahjen tonë të fuqishme për një kandidaturë të denjë dhe vizionare. Sedat Bislimi është garancia që Studeniçani do të ketë një menaxhim efikas, të drejtë dhe në shërbim të qytetarëve. Ai është njeriu i duhur për të shndërruar potencialin e kësaj komune në zhvillim real dhe të prekshëm”, deklaruan liderët e VLEN.

Nga ana e tij, kandidati për kryetar të Komunës së Studeniçanit, Sedat Bislimi, theksoi se është i gatshëm të marrë përgjegjësinë e madhe që qytetarët ia besojnë. “Studeniçani meriton më shumë! Bashkë me VLEN, ne do të sjellim projekte konkrete, investime të domosdoshme dhe shërbime cilësore për çdo lagje dhe çdo familje. Kjo nuk është vetëm një garë politike, kjo është një betejë për dinjitetin dhe zhvillimin e Studeniçanit”, tha ai.

VLEN, me unitet dhe vendosmëri, po e shtrin vizionin e ndryshimit në çdo cep të vendit, duke dëshmuar se forca e bashkimit dhe menaxhimit të drejtë është garancia më e madhe për një të ardhme të ndritur. Studeniçani ka folur, koha e vjetër ka mbaruar, koha e VLEN dhe Sedat Bislimit ka filluar!

Messenger creation 521BADDD EEBD 41A1 97A4 96BC5ECBEB3C

Messenger creation 8F8264A2 8ADF 4F4F B79D 9F7DD1C83056

Burimi: lajme24.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

keshtu duket nora istrefi pa photoshop 68a0af5e03129
Lajmi i mëparshëm

Kështu duket Nora Istrefi pa “photoshop”

ibrahimi prezanton kandidatin per kryetar te studenicanit clirimi i komunave po vjen 68a0b35e7eb7c
Lajmi i radhës

Ibrahimi prezanton kandidatin për kryetar të Studeniçanit: Çlirimi i komunave po vjen

Të fundit nga

ShkoLartë