vlen retorika e bdi se i paraqet shqiptaret si te paafte per ligj rend dhe barazi 697ba83aa642f

VLEN: Retorika e BDI-së i paraqet shqiptarët si të paaftë për ligj, rend dhe barazi

January 29, 2026
1 minut lexim

VLEN ka reaguar ndaj akuzave të BDI-së lidhur me Ligjin për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat dhe “Safe City” . Nga atje thonë se akuzat janë kulmi i hipokrizisë politike dhe i nënçmimit të shqiptarëve.

T”ë thuash se “Safe City” u zbraz xhepat shqiptarëve do të thotë t’i paraqesësh shqiptarët si popull që nuk di të respektojë ligje, rregulla dhe standarde minimale të sigurisë. Kjo është një retorikë e rrezikshme dhe fyese, që nuk i shërben askujt tjetër përveç atyre që për vite kanë ushqyer kaosin dhe pandëshkueshmërinë për përfitime politike.

“Safe City” nuk është projekt ndëshkimi, por projekt rendi dhe mbrojtjeje të jetës. Kush është kundër sigurisë publike, në fakt është në anën e rrëmujës dhe privilegjeve të vjetra.

Edhe më skandaloz është sulmi ndaj Ligjit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat. Kur BDI thotë se “cilësia do të vihet para etnisë”, ajo po thotë në mënyrë implicite se shqiptarët qenkan problem për cilësinë. A po nënkupton BDI se shqiptarët nuk janë të aftë, të arsimuar dhe profesionistë?

Ky ligj nuk e ul cilësinë, ai e mbyll derën e diskriminimit. Barazia nuk është privilegj dhe përfaqësimi i drejtë nuk është pazari partiak që BDI e ka shfrytëzuar për dy dekada”, thuhet në reagimin e VLEN-it.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

portugalia nderton transportuesin e pare te droneve ne evrope 697ba2450e657
Lajmi i mëparshëm

Portugalia ndërton transportuesin e parë të dronëve në Evropë

dokumentar i ri per michael schumacherin do te publikohet ne netflix kete vit 697bb11137961
Lajmi i radhës

Dokumentar i ri për Michael Schumacherin do të publikohet në Netflix këtë vit

Të fundit nga

Dafina Zeqiri publikon këngën e re “Xhane”

Këngëtarja e njohur kosovare, Dafina Zeqiri, ka publikuar këngën e saj më të re, të titulluar “Xhane”. Ky projekt muzikor vjen si rezultat i bashkëpunimit me Benny Bee, Rilind Alimanin dhe Lennoxin,
ShkoLartë