vlen reforma e bdi se fillon e mbaron me blerim

VLEN: Reforma e BDI-së fillon e mbaron me Blerim Bexhetin

November 5, 2025
1 minut lexim

Debakli ishte i pastër si dita. Të gjithë e panë, të gjithë e dinë se BDI është fshirë nga harta politike. Vetëm ata që e shkatërruan, sot bëjnë sikur s’e kuptojnë. Në vend që të pranojnë fundin, shpikin teori konspirative si dikur miku i tyre që sot jeton në ekzil, Nikolla Gruevski. Shpikin armiq imagjinarë dhe “fajtorë” të radhës, por kurrë vetveten. Për dy dekada, e ushqyen pushtetin me gënjeshtra dhe frikë, dhe sot, kur populli ua mbylli derën, nuk kanë as dinjitetin minimal për të heshtur. BDI nuk ra rastësisht e rrëzoi arroganca, mashtrimi dhe hajnia që e kthyen në kulturë partie.

Thonë se do të “analizojnë”. Por çfarë analize është kjo, kur para opinionit dalin po të njëjtat fytyra që e rrënuan partinë? Në vend të reflektimit, ata vazhdojnë me propagandë. Sërish në skenë del Blerim Bexheti, njeriu që simbolizon gjithçka që shqiptarët refuzuan mendjemadhësinë, imoralitetin dhe fyerjen e inteligjencës së qytetarëve. Në çdo dalje të tij publike, BDI e vulos edhe një herë dështimin e vet, duke dëshmuar se nuk ka më as ide, as moral, e as njerëz që mund ta shpëtojnë nga rënia.

Madje tani hezitojnë ta përdorin edhe fjalën “reformë” dhe e zëvendësojnë me formulën “t’u japim hapësirë gjeneratave të reja”. Por si e fillojnë këtë? Duke shpallur si shenjë ndryshimi që Blerim Bexheti nuk do të jetë më koordinator i grupit parlamentar! Kjo është “reforma” që premton BDI t’i lëvizë karriget, por jo njerëzit që për dy dekada u bënë sinonim i arrogancës dhe abuzimit. Nëse për ta “ndryshimi” fillon dhe mbaron me Blerim Bexhetin, atëherë BDI e ka vulosur vetë fundin e vet politik.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

fjalet qe sigurojne dashuri te perjetshme 690b40722b299
Lajmi i mëparshëm

Fjalët që sigurojnë dashuri të përjetshme

afrim gashi krah feti abazit politika nuk eshte vetem lufte per pushtet por mision per ti sherbyer zhvillimit 690b5112904b2
Lajmi i radhës

Afrim Gashi krah Feti Abazit: Politika nuk është vetëm luftë për pushtet, por mision për t’i shërbyer zhvillimit

Të fundit nga

ShkoLartë