vlen raporti i revizionit demaskon faton ahmetin dhe modelin e bdi se 688de101434ac

VLEN: Raporti i Revizionit demaskon Faton Ahmetin dhe modelin e BDI-së?!

August 2, 2025
1 minut lexim

Shkup, 2 gusht – Raporti i fundit i revizionit për Fondin e Sigurimeve Shëndetësore është një aktakuzë morale dhe politike për mënyrën se si BDI dhe drejtuesit e saj kanë keqmenaxhuar institucionet publike, thuhet në një komunikatë për media nga VLEN.

Sipas tyre, Faton Ahmeti, që gjatë kohës së revizionit ishte drejtor i Fondit dhe sot mban postin e Sekretarit të Përgjithshëm të BDI-së, është simbol i këtij keqmenaxhimi të pandëshkuar.

Me mbi 5 milionë euro të shpenzuara pa kontroll për trajtime jashtë vendit, me dhjetëra padi gjyqësore brenda dhe jashtë shtetit, me mungesë totale të sistemit të integruar për receta dhe shërbime shëndetësore, dhe me një rrjet të brishtë informatik që dështoi nën sulme kibernetike, Fondi i Shëndetësisë është shembulli më i qartë i shndërrimit të një institucioni vital në një çerdhe kaosi nga qeverisja e BDI-së.

Kjo ka qenë fytyra e vërtetë e qeverisjes së BDI-së: klienteliste, arrogante dhe e papërgjegjshme.
Raporti i revizionit konfirmon atë që qytetarët e kanë ndjerë në lëkurën e tyre: paratë publike janë abuzuar, sistemet jetike janë shkatërruar, dhe institucionet janë kthyer në plaçkë për emra të lidhur politikisht.
Qytetarët kanë të drejtë të dinë: Kush do të japë llogari për këtë dështim?
Dhe si është e mundur që një njeri që ka lënë pas një katastrofë të tillë, sot vazhdon të jetë figura qendrore e një partie?

VLEN do të kërkojë përgjegjësi të plotë për çdo denarë të shpenzuar, për çdo institucion të dëmtuar dhe për çdo zyrtar të promovuar mbi kurrizin e qytetarëve.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

islanda mali i zi apo shqiperia cili shtet anetaresohet i pari ne be 688dddf4e28cf
Lajmi i mëparshëm

Islanda, Mali i Zi apo Shqipëria – cili shtet anëtarësohet i pari në BE?

rama do hiqet cdo lloj platforme qe zapton hapesirat publike 688de2a4d18a5
Lajmi i radhës

Rama: Do hiqet çdo lloj platforme që zapton hapësirat publike

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë