vlen pyet bujar osmanin ku u zhduken 700 mije eurot nga furnizimi i dyshimte me automjete 68c44bd952ef9

VLEN pyet Bujar Osmanin: Ku u zhdukën 700 mijë eurot nga furnizimi i dyshimtë me automjete?

September 12, 2025
1 minut lexim

Arbër Kadriu nga dega e VKEN-it – Çair, në një konferencë për media, ka ngritur akuza të forta ndaj ish-ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, duke e pyetur publikisht se ku kanë përfunduar 700 mijë euro nga një kontratë e dyshimtë për marrjen me qira të automjeteve gjatë organizimit të Këshillit Ministror të OSBE-së në Shkup, në dhjetor të vitit 2023.

“Kanë kaluar më shumë se 24 orë dhe ish-ministri vazhdon të hesht. Asnjë përgjigje deri më tani, asnjë sqarim. Asnjë fjalë për 700 mijë eurot që janë zhdukur nga furnizimi i dyshimtë me automjete”, tha Kadriu.

Ai kujtoi se Ministria e Jashtme, në kohën kur drejtohej nga Osmani, ka lidhur një kontratë në vlerë prej mbi 56 milionë denarësh për marrjen me qira të automjeteve për një konferencë dyditore. Çmimet e aplikuara, sipas Kadriut, ishin të fryra në mënyrë skandaloze:

29.000 denarë në ditë për automjete VIP,

23.000 denarë për automjete të klasës së mesme,

19.200 denarë për automjete 8+1, të gjitha pa TVSH.

“Vetëm një muaj më herët, e njëjta kompani i ka ofruar këto automjete për nevojat e përditshme të MPJ-së tri herë më lirë. Nga 9.500 denarë për një automjet VIP me shofer, në 29.000 denarë për të njëjtën makinë, vetëm sepse bëhej fjalë për një konferencë ndërkombëtare. Pyetja është shumë e thjeshtë: Kush e përfitoi dallimin prej 700 mijë eurosh?”, theksoi Kadriu.

Ai shtoi se kontrata nuk ka pasur mekanizma kontrolli të brendshëm për të verifikuar numrin real të automjeteve të përdorura, tipin e tyre apo kohëzgjatjen e angazhimit.

“Kjo nuk është gabim administrativ. Kjo është skemë e pastër korrupsioni. Enti Shtetëror i Revizionit ka konstatuar tashmë parregullsi serioze dhe lënda ndodhet në Prokurorinë Publike. Por kjo nuk mjafton. Qytetarët meritojnë përgjigje. Transparenca është detyrim, jo zgjedhje”, tha Kadriu.

Duke përsëritur pyetjet kryesore “Ku përfunduan 700 mijë eurot?” dhe “Pse shteti u dënua të paguajë trefish për të njëjtën shërbim?”, ai paralajmëroi se heshtja e Osmanit do të konsiderohet si pranim i përgjegjësisë.

“Qytetarët nuk do të lejojnë më këtë kulturë të mosllogaridhënies”, përfundoi Arbër Kadriu.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

njoftim i rendesishem i bashkise tirane per pronaret e makinave te braktisura 68c44472c8285
Lajmi i mëparshëm

Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura

blerim sejdiu viziton meroven rruga historike qe lidh meroven me sallareven po merr forme 68c451ace7a91
Lajmi i radhës

Blerim Sejdiu: Viziton Merovën, rruga historike që lidh Merovën me Sallarevën po merr formë

Të fundit nga

ShkoLartë