vlen publikon skandalin e radhes komuna e likoves eshte kthyer ne agjenci familjare te erkan arifit 68e7e9c973fdc

VLEN publikon skandalin e radhës: Komuna e Likovës është kthyer në agjenci familjare të Erkan Arifit!

October 9, 2025
1 minut lexim

VLEN-i ka publikuar edhe nëntë raste të reja tw nepotizmit nw Komunwn e Likovws, pas denoncimit të para disa ditëve, ku u zbardh një skemë e gjerë nepotizmi në Komunën e Likovës me mbi 23 familjarë të kryetarit aktual Erkan Arifi të punësuar në institucione publike.

Në konferencën për media, përfaqësuesit e VLEN-it theksuan se Komuna e Likovës është shndërruar në “një mekanizëm të mbyllur klientelist”, ku sipas tyre përparësi nuk kanë vlerat, kompetenca dhe përkushtimi profesional, por lidhjet familjare dhe afërsia politike me kryetarin aktual.

“Emrat që paraqesim sot janë me mbiemrin Shabani, dhe të gjithë janë kushërinj të kryetarit në ikje Erkan Arifi,” u tha në konferencë.

Sipas listës së publikuar, në mesin e punësimeve të reja familjare figurojnë:

M. Sh – familjar

A. Sh – familjar

G. Sh – familjar

L. Sh – familjar

M. Sh – familjar

E. Sh – familjar

N. Sh – familjar

S. Sh – familjar

V. Sh – familjar

VLEN theksoi se këto janë dëshmi të reja që konfirmojnë abuzimin sistematik të pushtetit, ku institucionet publike janë përdorur për shpërblime politike dhe privilegje personale.

“Ndërkohë që shumë të rinj të kualifikuar nga kjo komunë janë të papunë ose të detyruar të largohen jashtë vendit, njerëzit e afërt të kryetarit gëzojnë punësime të sigurta në administratë,” u tha më tej në deklaratë.

Në përfundim, përfaqësuesit e VLEN-it nënvizuan se më 19 tetor, me kandidatin e tyre Nexhmedin Sadiku, Likova do t’u kthehet qytetarëve:

“Çdo qytetar do të ketë mundësi të barabartë, pa privilegje dhe pa proteksion. Likova do të jetë komuna e qytetarëve, jo e kushërinjve të kryetarit.”

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

egla flet per imazhin e saj ne bbva skam qene e urryer thjesht prisha ca imazhe 68e7e0331be64
Lajmi i mëparshëm

Egla flet për imazhin e saj në BBVA: S’kam qenë e urryer, thjesht prisha ca imazhe

mela do te kete mbeshtetje reale institucionale per bizneset e dibres 68e7ea2d7abac
Lajmi i radhës

Mela: Do të ketë mbështetje reale institucionale për bizneset e Dibrës

Të fundit nga

ShkoLartë