vlen provimi i jurisprudences ne shqip fundi i nje padrejtesie 35 vjecare 6ad67a7a33018

VLEN: Provimi i jurisprudencës në shqip, fundi i një padrejtësie 35-vjeçare

October 19, 2026
1 minut lexim

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, ka prezantuar para studentëve të fakulteteve juridike zgjidhjen ligjore që synon të mundësojë dhënien e Provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe.

Sipas njoftimit të VLEN-it, prezantimi u zhvillua në një takim me studentët, ku u diskutua për zgjidhjen që synon t’i japë fund pengesës gjuhësore që, sipas këtij koalicioni, për 35 vjet ua ka pamundësuar shqiptarëve dhënien e provimit në gjuhën e tyre amtare.

Nga VLEN-i e cilësojnë këtë si një hap të rëndësishëm drejt barazisë gjuhësore dhe respektimit të të drejtave të shqiptarëve në vend.

“Me VLEN-in në Qeveri, kjo çështje po merr zgjidhje konkrete. Sepse barazia nuk duhet të mbetet vetëm premtim, por duhet të përkthehet në të drejta të garantuara dhe mundësi të barabarta për të gjithë”, thuhet në njoftimin e VLEN-it.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

stresi i bashkohet protestes ne tirane 6ad679d16198f
Lajmi i mëparshëm

Stresi i bashkohet protestës në Tiranë

itshksh permbylli me sukses hulumtimin ne zonen e kumanoves 6ad694a335416
Lajmi i radhës

ITSHKSH përmbylli me sukses hulumtimin në zonën e Kumanovës

Të fundit nga

ShkoLartë