vlen postimi i publikuar nga faqja diversitet tetove eshte i rreme dhe i fabrikuar 690522f471a60

VLEN: Postimi i publikuar nga faqja ‘Diversitet Tetovë’ është i rremë dhe i fabrikuar

October 31, 2025
1 minut lexim

Koalicioni VLEN ka reaguar ashpër pas publikimit të një postimi në rrjetet sociale nga faqja që pretendon të përfaqësojë organizatën “Diversitet Tetovë”, duke e cilësuar atë si plotësisht të pavërtetë dhe të fabrikuar me qëllim manipulimi të opinionit publik.

Në reagim theksohet se pretendimet për takime, qëndrime apo premtime të përfaqësuesve të VLEN-it janë “tërësisht të sajuara dhe pjesë e një fushate dezinformuese që synon të dëmtojë imazhin e koalicionit dhe kandidatëve të tij gjatë fushatës zgjedhore”.

“Koalicioni VLEN nuk ka zhvilluar asnjë takim me përfaqësues të kësaj faqeje apo të ndonjë organizate që qëndron pas saj, dhe nuk ka dhënë asnjë garanci apo premtim të natyrës së përmendur në këtë publikim,” thuhet në reagim.

VLEN i bën thirrje qytetarëve të mos bien pre e manipulimeve të tilla, por të informohen vetëm përmes kanaleve zyrtare të komunikimit të koalicionit.

Në përfundim, VLEN paralajmëron se do të ndërmarrë masa ligjore ndaj personave përgjegjës për shpifje dhe përhapje të informacioneve të rreme.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

bebe rexha sjell poza provokuese ne shtrat ve ne pah ndryshimin e ri drastik 6905197236e35
Lajmi i mëparshëm

Bebe Rexha sjell poza provokuese në shtrat, vë në pah ndryshimin e ri drastik

te shtunen dhe te dielen do te kete regjim te vecante te komunikacionit ne shkup 69052a10cbbdb
Lajmi i radhës

Të shtunën dhe të dielën do të ketë regjim të veçantë të komunikacionit në Shkup

Të fundit nga

ShkoLartë