vlen perkujton masakren e lubotenit fetai te mos e harrojme kurre qe te mos perseritet 689bf43c8f1e6

VLEN përkujton masakrën e Lubotenit, Fetai: Të mos e harrojmë kurrë që të mos përsëritet

August 13, 2025
1 minut lexim

Një delegacion nga koalicioni VLEN sot ka vizituar fshatin Luboten të Shkupit, ndërsa kanë përkujtuar masakrën e 12 gushtit të vitit 2001, kur forcat e policisë dhe ushtrisë së Maqedonisë vranë pamëshirshëm 9 burra dhe një fëmijë 6-vjeçar.

Nga VLEN thonë se ai operacion i forcave policore-ushtarake është i pajustifikueshëm.

“Sot, në fshatin Luboten, së bashku me familjarët e dëshmorëve, ish-ushtarët e UÇK-së dhe banorët e kësaj ane, përkujtuam 12 gushtin 2001, një nga ditët më të dhimbshme për lubotenasit dhe të gjithë shqiptarët. Në mëngjesin e asaj dite, forcat policore-ushtarake të shtetit ndërmorën një operacion të egër dhe të pajustifikuar, duke vrarë dhjetë civilë shqiptarë, mes tyre edhe 6-vjeçarin Erxhan Aliu, simbol i pafajësisë së shuar padrejtësisht. Emrat e Dalip Muratit, Muharrem Ramadanit, Memet Memetit, Rami Jusufit, Xhelal Bajramit, Kadri Jasharit, Bajram Jasharit, Sulejman Bajramit dhe Atulla Qailit janë gdhendur përjetësisht në kujtesën tonë kolektive, si dëshmi e një krimi që nuk do të harrohet kurrë. Masakra e Lubotenit, është rasti i vetëm i luftës së vitit 2001 që u gjykua nga Tribunali Ndërkombëtar i Hagës, me dënim të plotfuqishëm si krim lufte. Sigurisht, ky ishte një hap drejt drejtësisë, por jo mjaftueshëm për të shëruar këtë plagë. Të mos harrojmë kurrë që të mos përsëritet kurrë. Lavdi dhe nderim i përjetshëm për dëshmorët!”, tha Arben Fetai nga VLEN.

Fetai në Luboten ka qenë i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, kryetari i Tetovës, Bilall Kasami dhe kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

donna dafi provokuese ne te kuqe 689bd9c0a2e93
Lajmi i mëparshëm

Donna Dafi provokuese në të kuqe

parashikimi i motit per diten e sotme ne shqiperi 689c24c100075
Lajmi i radhës

Parashikimi i motit për ditën e sotme në Shqipëri

Të fundit nga

ShkoLartë