VLEN 2

VLEN: Përfaqësimi i drejtë merr vulën evropiane dhe së shpejti hyn në kuvend

December 16, 2025
1 minut lexim

VLEN po e mbyll njëherë e përgjithmonë një nga kapitujt më të mëdhenj të mashtrimit politik ndaj shqiptarëve: çështjen e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat. Ligji i ri për përfaqësim të drejtë dhe adekuat është dëshmia më e qartë se ajo që për dy dekada u përdor si sllogan, alibi dhe vegël shantazhi politik, sot po shndërrohet në standard ligjor, të matshëm dhe të zbatueshëm.

Për herë të parë, përfaqësimi i drejtë nuk mbetet peng i vullnetit politik të qeverive, i pazareve partiake apo i manipulimeve zgjedhore, por rregullohet me ligj të qartë, të detyrueshëm dhe të mbikëqyrshëm. Me këtë ligj, VLEN e mbyll hallkën kyçe të MO-së.

Faktet janë të pamohueshme: për të njëjtin ligj, mendim pozitiv ka dhënë edhe Komisioni i Venecias, autoriteti më i lartë evropian për çështje kushtetuese dhe juridike. Kjo e rrëzon përfundimisht propagandën e BDI-së, e cila për vite fliste për përfaqësim, por kurrë nuk pati guximin, vullnetin dhe ndershmërinë politike ta rregullojë atë me ligj.

VLEN e ka bërë atë që të tjerët vetëm e premtuan. Sot, përfaqësimi i drejtë dhe adekuat po shndërrohet në mekanizëm ligjor që garanton barazi reale, transparencë dhe drejtësi për të gjithë qytetarët, pa dallim përkatësie dhe pa ndërmjetës partiak.

Ligji pritet së shpejti të hyjë në procedurë parlamentare dhe VLEN u bën thirrje të gjithë deputetëve, pa përjashtim, që t’i kthehen arsyes, përgjegjësisë dhe interesit publik. Ky nuk është ligj partie, por ligj i barazisë, ligj i drejtësisë dhe ligj i së ardhmes evropiane të vendit.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ludo lee behet pjese e big brother vip kosova 4 6940f9940c925
Lajmi i mëparshëm

Ludo Lee bëhet pjesë e Big Brother VIP Kosova 4

anketa 37 e familjeve ne shqiperi te prekura nga emigracioni 69410c4d9c2bd
Lajmi i radhës

Anketa, 37% e familjeve në Shqipëri të prekura nga emigracioni!

Të fundit nga

ShkoLartë