vlen per janevsken mosnjohja e gjuhes shqipe nuk duhet te kaloje ne frustrim 6911e174a9eac

VLEN për Janevskën: Mosnjohja e gjuhës shqipe nuk duhet të kalojë në frustrim

November 10, 2025
1 minut lexim

VLEN ka reaguar në lidhje me ngjarjen e djeshme në Tetovë, në një paraqitje të përbashkët para mediave në mes Bilall Kasamit dhe Vesna Janevskës, kjo e fundit disa herë kërkoi që Kasami të flet në gjuhën maqedonase.
Nga VLEN thonë se qëndrimi i Janevskës bie ndesh me frymën e respektit dhe bashkëjetesës që sipas tyre, duhet ta mishërojë çdo përfaqësues i institucioneve shtetërore.
“Dje, gjatë një paraqitjeje publike, ministrja e Arsimit, Vesna Janevska, në dy-tri raste shfaqi pakënaqësi nga komunikimi në gjuhën shqipe i kryetarit të Tetovës, Bilall Kasami, me gazetarët e mediave në gjuhën shqipe. Në vend që të ndjehet keq që z. Kasami flet edhe maqedonisht njësoj si në gjuhën shqipe, ndërsa ajo – ndonëse jeton në një mjedis multigjuhësor – nuk di asnjë fjalë në gjuhën shqipe, ministrja Janevska reagoi për shkak se nuk e kuptonte gjuhën shqipe”.
“Për këtë arsye VLEN shpreh keqardhje për këtë qasje të ministres Janevska ndaj gjuhës shqipe dhe me këtë rast theksojmë se një qëndrim i tillë bie ndesh me frymën e respektit dhe bashkëjetesës që duhet ta mishërojë çdo përfaqësues i institucioneve shtetërore”.
“Në një shoqëri demokratike dhe multietnike, kur edhe diplomatët e huaj, që qëndrojnë në vendin tonë dy-tri vite, i mësojnë disa fjalë edhe në gjuhën shqipe, të jesh ministër, madje ministër i Arsimit, e të mos dish asnjë fjalë të gjuhës së bashkëqytetarëve shqiptarë e të reagosh ndaj përdorimit të gjuhës shqipe, kjo është vështirë e përkthyeshme në terma të bashkëjetesës, qytetarisë dhe respektimit të tjetrit në një shoqëri multigjuhësore. Ndërkaq respekti ndaj gjuhëve që fliten në këtë vend është respekt ndaj qytetarëve dhe ndaj vetë shtetit që i bashkon ata”, thonë nga VLEN.
Në fund thonë se ata angazhohen për një kulturë institucionale që promovon bashkëjetesën përmes respektit ndërgjuhësor.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

begaj pranon raportin e be se per shqiperine integrimi nje aspirate kombetare 6911d4b5c8e3a
Lajmi i mëparshëm

Begaj pranon raportin e BE-së për Shqipërinë: Integrimi, një aspiratë kombëtare

integrimi ne be ambasadoret kerkojne reforma dhe konsensus politik 6911e88f4514c
Lajmi i radhës

Integrimi në BE, ambasadorët kërkojnë reforma dhe konsensus politik

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë