vlen per diasporen ne berlin hapet klasa e pare per mesimin ne gjuhen amtare 68861d42ea6f2

VLEN për diasporën – në Berlin hapet klasa e parë për mësimin në gjuhën amtare!

July 27, 2025
1 minut lexim

Për herë të parë në historinë e mërgatës shqiptare në Gjermani, në kryeqytetin e Evropës, Berlin, është hapur zyrtarisht një klasë për mësimin e gjuhës shqipe për fëmijët e mërgimtarëve tanë. Një moment historik që nuk është vetëm lajm i mirë, por gur themeli për ruajtjen e identitetit kombëtar dhe shpirtit shqiptar në diasporë.
Kjo arritje vjen falë përkushtimit të pandalshëm të zëvendësministrit të Arsimit dhe Shkencës, Lulzim Aliu, dhe vizionit të qartë të qeverisjes sonë, që për çdo shqiptar, në çdo cep të botës, ka vetëm një mesazh: gjuha jonë VLEN!
Nuk ka komb pa rrënjë. Nuk ka ardhmëri pa histori. Dhe nuk ka histori që jeton pa gjuhën që e mban gjallë. Ky sukses dëshmon edhe njëherë përkushtimin tonë të palëkundur për t’u qëndruar pranë bashkatdhetarëve tanë kudo që ndodhen dhe për të siguruar që fëmijët e tyre të kenë qasje në mësim në gjuhën e nënës, një e drejtë e patjetërsueshme dhe një pasuri kombëtare.
Ky nuk është një hap simbolik, është fitore kulturore, emocionale dhe politike për të gjithë shqiptarët në mërgatë, që për dekada kanë pritur këtë ditë. Sot, Shqipja nisi të jehonë edhe në bankat shkollore të Berlinit sepse VLEN për mërgatën, VLEN për fëmijët tanë, VLEN për të ardhmen!

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kevini dhe ana drejt fejeses kengetari jep detaje nga jeta ne kosove 68861909f380f
Lajmi i mëparshëm

Kevini dhe Ana drejt fejesës? Këngëtari jep detaje nga jeta në Kosovë

nepunes policor evakuuan me sukses nje anetar te armates se maqedonise nga stuhia e zjarrit 6886222e1c422
Lajmi i radhës

Nëpunës policor evakuuan me sukses një anëtar të Armatës së Maqedonisë nga stuhia e zjarrit

Të fundit nga

ShkoLartë