file 00000000b78481f4b71b1d3d00fb3588

VLEN: Për BDI-në, Kosova ishte vetëm “Kosovë”, dhe jo “Republika e Kosovës”

August 27, 2026
1 minut lexim

Dokumenti zyrtar i vitit 2022, i publikuar dhe shpërndarë aso kohe edhe nga vetë Bujar Osmani, tregon qartë se si BDI-ja dhe kuadrot e saj e trajtonin Kosovën gjatë kohës kur ishin në pushtet.

Në aktin zyrtar të Kuvendit, në titullin e ligjit për garancinë shtetërore për huanë për financimin e projektit TEN-T për autostradën Shkup–Prishtinë, Kosovës i referohet vetëm si “Kosovë”, pa formulimin “Republika e Kosovës”.

Ky nuk është thjesht një detaj formal. Për VLEN-in, ky dokument është pasqyrë e politikës së BDI-së ndaj Kosovës dhe dëshmi e hipokrizisë së atyre që sot përpiqen të shfaqen si mbrojtës të interesave kombëtare.

Bujar Osmani, i cili sot përpiqet të japë leksione për patriotizmin dhe raportet me Kosovën, duhet t’u përgjigjet qytetarëve se si është e mundur që gjatë mandatit të tij si ministër i Jashtëm, në dokumente zyrtare të shtetit Kosovës t’i referohej pa emërtimin “Republika e Kosovës”.

Edhe më paradoksale është se Osmani, si ministër i Jashtëm, shpesh krijonte përshtypjen se Beogradi ishte destinacion më i rëndësishëm diplomatik se Prishtina zyrtare. Sot, i njëjti person përpiqet të na shitet si zëri kryesor për marrëdhëniet me Kosovën.

Kjo është fytyra e vërtetë e BDI-së: shumë fjalë për patriotizëm kur janë në opozitë, por dokumentet e tyre zyrtare flasin vetë për mënyrën se si kanë vepruar kur kanë qenë në pushtet.

VLEN nuk do të lejojë që ata që për dy dekada patën mundësi të dëshmojnë me vepra përkushtimin ndaj shqiptarëve dhe Kosovës, sot të rishkruajnë historinë dhe të paraqiten si patriotë të rinj.

Dokumentet mbeten. Fjalët e tyre ndryshojnë.

Bujar Osmani dhe BDI-ja duhet t’u japin përgjigje qytetarëve: pse në dokumentin zyrtar të vitit 2022, të cilin vetë Osmani e kishte publikuar, Kosova nuk figuron si “Republika e Kosovës”?

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ljubco georgievski na mbrojne nga bullgaret nga shqiptaret dhe nga be ja vetem nga serbet nuk na mbrojne 6a8ff18fb223d
Lajmi i mëparshëm

Ljubço Georgievski: Na mbrojnë nga bullgarët, nga shqiptarët dhe nga BE-ja, vetëm nga serbët nuk na mbrojnë

69 aksidente dhe 2576 gjoba trafiku te shqiptuara per 24 ore 6a900813cdb5c
Lajmi i radhës

69 aksidente dhe 2576 gjoba trafiku të shqiptuara për 24 orë

Të fundit nga

ShkoLartë