vlen partia non grata le ta pyesin osmanin se ku i ka familjaret e vet te punesuar 68b87ad3cf0b0

VLEN: Partia ‘Non Grata’ le ta pyesin Osmanin se ku i ka familjarët e vet të punësuar

September 3, 2025
1 minut lexim

Shkup, 3 shtator – “Partia e shpallur Non Grata nga faktori ndërkombëtar paska reaguar ndaj punësimeve të shqiptarëve në institucionet e shtetit. Ata përmes shpifjeve dëshirojnë të mbulojnë dështimet e tyre gjatë periudhës sa kanë qenë në qeveri për mbi dy dekada.

Opinioni i gjerë shumë mirë e din se ata për 20 vjet u kujdesën vetëm për rehatimin e familjarëve të tyre edhe atë nëpër vende të punës ku paga mujore është shumëfish më e lartë nga ajo mesatare në RMV. 

Në vend se të japin llogari pse shqiptarët i shndërruan në administratorë pa punë dhe pse i lanë pa përfaqësim real, funksionarët e BDI-së zgjedhin të shpifin. 

Ata që dalin në pres konferenca, i porosisim që të kthehen në zyrë dhe ta pyesin shefin e tyre Bujar Osmani, i cili është edhe shef shtabi, edhe kandidat për kryetar komune dhe njëherë dhe nënkryetar partie, pse po i gënjen ata!

Le ta pyesin Osmanin se ku është e punësuar bashkëshortja e tij që për hirë të korrektësisë nuk do ia përmendim emrin? Por, para se ta pyesin, ne po u tregojmë se bashkëshortja e Bujar Osmanit, merr pagë mujore mbi 100 mijë denarë, që i bie sa katër administratorë që BDI i ka gënjyer mbi 20 vjet.

Gjithashtu le ta pyesin ku është e punësuar motra e tij dhe sa e ka pagën mujore?

Shqiptarët e dinë mirë se në M-NAV, motra e Bujar Osmanit merr pagë mujore mbi 3 mijë euro që është sa gjashtë rroga të një administratori tjetër.

VLEN nuk do të vazhdon më shumë të përmend emra, por paralajmëron se ditëve në vijim do të shpalos në tërësi nepotizmin dhe punësimet e familjarëve të BDI-së gjatë 20 vjetëve të fundit, por kësaj radhe me emra dhe mbiemra.

Gjithashtu, për shpifjet e bëra do të iniciohet procedurë adekuate nëse nuk kërkohet falje publike nga BDI.”, thuhet në reagimin e VLEN-it

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

fetai ligji per perfaqesim te drejte eshte vonuar mbi 20 vite po korrigjojme padrejtesite e trasheguara nga bdi 68b8742d8f237
Lajmi i mëparshëm

Fetai: Ligji për përfaqësim të drejtë është vonuar mbi 20 vite, po korrigjojmë padrejtësitë e trashëguara nga BDI!

pese linja te reja ajrore nga maqedonia 68b87b712052d
Lajmi i radhës

Pesë linja të reja ajrore nga Maqedonia!

Të fundit nga

ShkoLartë