Kuvendi miratoi marrëveshjen për vendkalime dhe kontrolle të përbashkëta kufitare mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Marrëveshja përfshin pesë pika kufitare, përfshirë Qafë Thanën, dhe krijon kushtet që kalimi i kufirit të bëhet me një ndalesë dhe një kontroll.
Më pak pritje për qytetarët dhe më pak kosto për bizneset. Mallrat kalojnë më shpejt, tregtia lehtësohet dhe turizmi përfiton. Kjo ka rëndësi sidomos gjatë verës, kur qytetarët humbin orë të tëra në kolonat kufitare.
Forcimi i lidhjeve me Shqipërinë dhe Kosovën është pjesë e orientimit tonë strategjik. Në këtë drejtim është edhe angazhimi ynë për Korridorin 8, rrugën Shkup–Bllacë, rrugën Tetovë–Prizren dhe lidhjet energjetike me të dyja vendet vëllazërore.
Kështu e kuptojmë ne qeverisjen. Me projekte, me heqjen e pengesave dhe me lehtësimin e jetës së qytetarëve. Më pak folklor e më shumë punë.
Qeverisja VLEN!
Burimi: alfax.mk


