vlen nga poezia ne diplomaci struga hap nje kapitull te ri kombetar 686d10c0d42ea

VLEN: Nga poezia në diplomaci, Struga hap një kapitull të ri kombëtar!

July 8, 2025
1 minut lexim

Në brigjet magjike të Drinit dhe nën hijen e historisë së saj të pasur, Struga po shkruan një kapitull të ri në rrugën e identitetit dhe bashkëpunimit kombëtar. Nga qyteti i poezisë, Struga po shndërrohet në një pikë referimi për diplomacinë shqiptare në rajon.

Sot u hap zyrtarisht Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në Strugë, një hap i shumëpritur, i cili forcon më tej lidhjet mes Shqipërisë dhe shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, duke e bërë më të prekshme dhe më funksionale praninë e shtetit amë në jetën e qytetarëve tanë.
Në këtë ngjarje të rëndësishme morën pjesë figura të larta shtetërore dhe diplomatike, përfshirë zëvendëskryeministrin e parë Izet Mexhiti, ministrin e jashtëm të Shqipërisë Igli Hasani, ambasadori Denion Mejdani, zëvendësministri i Bujqësisë, Albrim Hoxha, si dhe ministri i jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski.

VLEN e përshëndet këtë zhvillim si një akt me rëndësi strategjike dhe simbolike, një hap më afër bashkëpunimit ndërshqiptar, një urë e re që lidh më fort shqiptarët përtej kufijve administrativë.

Struga tashmë nuk është vetëm destinacion turistik, por edhe destinacion diplomatik. Një tjetër gur themeli për forcimin e subjektivitetit shqiptar në këtë anë të kufirit.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

gashi ne 30 vjetorin e gjenocidit ne srebrenice te ruajme te verteten te kerkojme drejtesin 686d0ea385f6d
Lajmi i mëparshëm

Gashi në 30-vjetorin e gjenocidit në Srebrenicë: Të ruajmë të vërtetën, të kërkojmë drejtësin

prishja e kabinave ne theth rama situate shqetesuese ministria e drejtesise do kerkoje hetim ne klp per prokurorine e shkodres 686d1f25562c4
Lajmi i radhës

Prishja e kabinave në Theth, Rama: Situatë shqetësuese! Ministria e Drejtësisë do kërkojë hetim në KLP për Prokurorinë e Shkodrës!

Të fundit nga

ShkoLartë