VLEN GAZETA MK

VLEN: Nga fotografitë për Facebook të Artanit dhe Bujarit nuk u ndërtua asnjë rrugë për shqiptarët

July 21, 2025
1 minut lexim

20 vjet premtimet boshe të BDI-së po i kthejmë në ndërtim të rrugëve të vërteta. BDI për gati dy dekada në pushtet, por rajonet ku jetojnë shqiptarët mbetën pas.

Asnjë projekt madhor infrastrukturor nuk u realizua, asnjë kilometër autostradë drejt Gostivarit, Kërçovës, Strugës, Bllacës apo Qafëthanës. Shqiptarët morën vetëm lule, shirita dhe fotografi në Facebook me fytyrat e Artanit dhe Bujarit.

Rrugë u ndërtuan gjithkund, përveç atje ku jetojnë shqiptarët. Ndërsa shteti investonte drejt Kriva Pallankës, Shtipit, Koçanit, Radovishit, Strumicës dhe Gjevgjelisë, BDI nuk tregoi interes për ndërtimin e infrastrukturës në pjesën perëndimore të vendit.

Autostrada Shkup–Bllacë është premtuar për më shumë se 20 vjet, ndërsa gjatë kësaj kohe u “promovuan” disa herë vetëm dy kilometra të papërfunduara. Ekspertë të reklamës dhe marketingut, por jo të punës reale. BDI u bë e njohur për ceremoni pa rezultate, për shirita pa asfalt dhe për premtime pa themel.
Sot realiteti është ndryshe, falë VLEN. Një ofensivë ndërtimore është e dukshme në gjithë rajonet perëndimore.

Nga Tetova, përmes Gostivarit, deri në Kërçovë e Strugë – buldozerë, kamionë dhe baza asfalti dëshmojnë se ndërtimi më në fund ka nisur edhe atje.

Qetë, me përkushtim dhe vendosmëri. VLEN punon pa zhurmë, por rezultatet janë të dukshme çdo ditë: trase të reja, segmente të rikonstruktuara dhe projekte që i shërbejnë të gjithë qytetarëve. Përveç rrugëve, po investojmë mbi 300 milionë euro në ekonominë lokale, infrastrukturë, arsim dhe tranzicion të gjelbër, sepse zhvillimi duhet të arrijë në çdo fshat dhe qytet.

Qytetarët nuk harrojnë. Ata shohin qartë kush ndërton dhe kush vetëm pozon. Turpi është i BDI-së, puna është e VLEN-it. Ndërsa BDI vazhdon me fjalë boshe, VLEN do të vazhdojë me vepra konkrete, sepse rrugët nuk i ndërtojnë fotografitë, por inxhinierët, punëtorët dhe projektet e vërteta.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

heidi klum mahnit ndjekesit trup perfekt dhe bikini qe le pak vend per imagjinate 687ddbb1b8e98
Lajmi i mëparshëm

Heidi Klum mahnit ndjekësit – trup perfekt dhe bikini që lë pak vend për imagjinatë

erion veliaj prej 6 muajsh ne burg kryeministri rama kryeqytetit i mungon drejtimi prej nje kohe jo te shkurter 687dee3f6ef84
Lajmi i radhës

Erion Veliaj prej 6 muajsh në burg, kryeministri Rama: Kryeqytetit i mungon drejtimi prej një kohe jo të shkurtër

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë