vlen ne cfare gjuhe djali talat xhaferit e kaloi provimin e jurisprudences 69e4aaad98422

VLEN: Në çfarë gjuhe djali Talat Xhaferit e kaloi provimin e jurisprudencës

April 19, 2026
1 minut lexim
Screenshot 3 4

Kumtesë nga VLEN:

Me votën dhe nënshkrimin e tyre, Talat Xhaferi dhe BDI e lanë gjuhën shqipe jashtë provimit të jurisprudencës. Pra, jo vetëm që nuk e mbrojtën shqipen, por me vetëdije e përjashtuan atë, në dëm të shumë studentëve shqiptarë.

Dokumenti i datës 27 gusht 2019, i nënshkruar nga Talat Xhaferi, e nxjerr të vërtetën në shesh. Problemi me provimin e jurisprudencës dhe përjashtimin e gjuhës shqipe mban vulë të pastër politike.

Në kohën kur Ligji për përdorimin e gjuhëve ishte tashmë në fuqi, Talat Xhaferi, si kryeparlamentar, jo vetëm që nuk kërkoi harmonizimin e ligjit për provimin e jurisprudencës me dispozitat që buronin nga ai ligj, por përkundrazi i dha dritë jeshile një teksti ligjor që e linte gjuhën shqipe jashtë.

Pyesim publikisht, kur djali i Talat Xhaferit e ka kaluar provimin e jurisprudencës, në çfarë gjuhe është përgjigjur?
Kjo është fytyra e vërtetë e BDI-së. Në opinion e luajnë rolin e patriotit, ndërsa në institucione firmosin kundër interesit shqiptar. Për 20 vjet kanë pasur gjithçka në dorë, pushtet, ministra, poste, shumicë dhe ndikim. Nuk u ka munguar as forca, as mundësia. U ka munguar vetëm ndershmëria dhe vullneti. Sepse për BDI-në, shqiptari ka vlejtur vetëm si votë, si numër dhe si mjet për ta mbajtur klikën e tyre në pushtet.

VLEN do ta korrigjojë edhe këtë padrejtësi. Një nga një, do t’i zgjidhim të gjitha dëmet që kjo parti ua ka lënë shqiptarëve si trashëgimi të turpshme.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

alarme per bomba ne qendrat tregtare east gate dhe diamond 69e4a9634316a
Lajmi i mëparshëm

Alarme për bomba në qendrat tregtare “East Gate” dhe “Diamond”

vetem 210 bullgare nga rmv jane regjistruar per te votuar ne zgjedhjet e sotme ne bullgari 69e4c6cf48bdc
Lajmi i radhës

Vetëm 210 bullgarë nga RMV janë regjistruar për të votuar në zgjedhjet e sotme në Bullgari

Të fundit nga

Ndërtimi i deponive rajonale vazhdon të zvarritet

Prej vitesh zvarritet ndërtimi i deponive rajonale, të cilat duhet ta zgjidhin problemin e pikave të egra të grumbullimit të mbeturinave, jashtë standardeve në gjithë vendin. I tillë është rasti me deponinë

Christina Aguilera mahnit me transformimin e ri

Christina Aguilera ka tërhequr sërish vëmendjen e mediave dhe publikut me paraqitjen e saj më të fundit në një event prestigjioz në Santa Monica. Këngëtarja 45-vjeçare u shfaq në tapetin e kuq
ShkoLartë