vlen mirepret mergaten me one stop shop ne tabanoc vendlindja me afer se kurre 6868e3df60d74

VLEN mirëpret mërgatën: Me “One Stop Shop” në Tabanoc, vendlindja më afër se kurrë

July 5, 2025
1 minut lexim

Vënia në funksion e sistemit “One Stop Shop” në pikën kufitare të Tabanocit përbën një zhvillim të rëndësishëm që lehtëson kalimin kufitar, veçanërisht për mërgatën tonë që kthehet gjatë sezonit veror.

Ky model, i zbatuar me sukses në pikat kufitare të Bllacës dhe Jazhincës me Republikën e Kosovës, sjell efikasitet, shpejtësi dhe më pak burokraci. Zbatimi i tij në Tabanoc vjen si rezultat i një angazhimi të qartë politik të VLEN-it, për reforma konkrete që prekin përditshmërinë e qytetarëve.

Për ne si VLEN, qeverisja nuk është vetëm premtim, por veprim në dobi të qytetarëve.

Mërgata jonë meriton respekt dhe trajtim dinjitoz në çdo kontakt me shtetin.

Me “One Stop Shop”, vendlindja është më afër se kurrë, mirë se vini në shtëpi!

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

lily allen flet hapur per abortet dhe del ne publik pas deklarates se
Lajmi i mëparshëm

Lily Allen flet hapur për abortet dhe del në publik pas deklaratës së guximshme

rritje e intensitetit te komunikacionit ne tabanoce dhe bogorodice pritet deri 40 minuta 6868e90491d60
Lajmi i radhës

Rritje e intensitetit të komunikacionit në “Tabanocë” dhe “Bogorodicë” pritet deri 40 minuta

Të fundit nga

ShkoLartë