vlen me zulhajrat demirin vrapcishti zgjedh ndryshimin me 11 janar 69599aff9706c

VLEN: Me Zulhajrat Demirin, Vrapçishti zgjedh ndryshimin më 11 janar!

January 4, 2026
1 minut lexim

Sonte Vrapçishti foli qartë. Në një atmosferë të jashtëzakonshme u mbajt konventa promovuese e VLEN-it në mbështetje të kandidatit të pavarur Zulhajrat Demiri. Bashkë me qytetarët dhe strukturat morën pjesë edhe krerët e VLEN-it, duke dhënë mesazhin e prerë se Vrapçishti meriton ndryshim të vërtetë.

Të vjetrën e provuam dhe u pa çfarë solli. Tani është koha për fytyra të reja, për respekt ndaj qytetarëve dhe për komunë në shërbim të njerëzve.

Është koha për Zulhajrat Demirin.

Në Gradecin e Mehmet Pashë Derallës, Demiri u prit me përkrahje të madhe dhe e bëri të qartë se fokusi i tij do të jetë rinia, meritokracia dhe zhvillimi real i komunës. Vrapçishti ka nevojë për vëmendje, zhvillim dhe mirëqenie, ndërsa Demiri është figura unifikuese me përkrahje të gjerë dhe vizion të qartë për ndryshim.

Plaga e ujit të pijshëm do të marrë fund, sepse Vrapçishti sot s’ka ujë nga pazaret dhe keqmenaxhimi i Isen Shabanit.

Më 11 janar, Vrapçishti voton ndryshimin. Koha e pazareve mbaron. Koha e qytetarëve fillon.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kasami ndryshimit me 11 janar do ti bashkohet edhe vrapcishti 69599a5a46379
Lajmi i mëparshëm

Kasami: Ndryshimit më 11 janar do t’i bashkohet edhe Vrapçishti

mexhiti si me albin kurtin dhe vv ne diaspora do ta vulos fitoren edhe ne vrapcisht 69599bb2345b2
Lajmi i radhës

Mexhiti: Si me Albin Kurtin dhe VV-në, diaspora do ta vulos fitoren edhe në Vrapçisht

Të fundit nga

Osmani uron Krishtlindjen ortodokse

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar besimtarët ortodoksë për Krishtlindjen. Nëpërmjet një postimi, Osmani ka uruar paqe, shëndet dhe harmoni në familjet e të gjithë qytetarëve. “Duke u uruar

Lewandowski merr vendim për të ardhmen

Robert Lewandowski nuk e ka ndërmend të largohet nga Barcelona në këtë fazë të sezonit, pavarësisht zërave që e lidhin me Arabinë Saudite apo Serie A. Sulmuesi polak është i qetë dhe
ShkoLartë