vlen me shume mbeshtetje per bujqit shqiptare me shume jete ne fshat 687256c9e69a9

VLEN: Më shumë mbështetje për bujqit shqiptarë, më shumë jetë në fshat

July 12, 2025
min lexim

Koalicioni VLEN ka prezantuar sot në një konferencë për media rezultatet dhe masat konkrete të ndërmarra nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, duke e cilësuar këtë periudhë si një ndër më të suksesshmet për zhvillimin rural dhe forcimin e sigurisë ushqimore në vend.

Subvencione rekorde dhe pagesa të shlyera për bujqit shqiptarë

Mbi 9 miliardë denarë janë shpërndarë për më shumë se 70.000 bujq, përfshirë edhe pagesat e mbetura nga qeveria e kaluar. Subvencioni për duhanin ka arritur nivelin më të lartë ndonjëherë, me 2.43 miliardë denarë, ndërsa janë shpërndarë fonde të mëdha edhe për qumështin, delet, bletarinë dhe kulturat bujqësore.

Masa ndërhyrëse për tregjet bujqësore

Për të ndihmuar prodhuesit përballë sfidave në treg, janë miratuar masa shtesë mbështetëse për kumbullat, grurin dhe orizin, si dhe është dyfishuar subvencioni për elbin – nga 6.000 në 12.000 denarë për hektar.

Rritje historike e çmimit të duhanit

Falë ndërhyrjes së ministrisë dhe bashkëpunimit me blerësit, çmimi i duhanit u rrit nga 375 në 400 denarë për kg, ndërsa subvencioni u ngrit në 100 denarë për kg, duke çuar në një rritje prej 4.5 miliardë denarësh në çmimin eksportues.

Investime për një bujqësi moderne

VLEN njoftoi për thirrjet publike për mbështetje të bujqve të rinj dhe modernizim të fermave, përfshirë traktorë, sisteme ujitjeje dhe prodhim artizanal vere dhe birre, si dhe fonde të mëdha nga programi IPARD – gjithsej 21.4 milionë euro për diversifikimin dhe përmirësimin e fermave.

Infrastrukturë dhe paga të zhbllokuara

Janë shlyer pagat e vonuara për punëtorët e NP “Pyjet Kombëtare” dhe SHA “Ekonomia e Ujërave”, ndërsa mbi 132 milionë denarë janë investuar në sistemet e ujitjes në gjithë territorin. Projekti strategjik në Kolibar – Cërvicë të Kërçovës është zhbllokuar me ndërmjetësimin e zëvendësministrit Albrim Hoxha.

Mbështetje për arsimin dhe institucionet bujqësore

Janë ndarë mbi 61 milionë denarë për institutet shkencore dhe Universitetin e Tetovës, ndërsa janë thjeshtuar procedurat për aplikim dhe janë miratuar ndryshime ligjore në sektorin e pyjeve, tokës bujqësore dhe fitofarmacisë.

Shoqatat dhe policia pyjore

Janë ndihmuar 54 shoqata rurale dhe është pranuar kërkesa për njohjen e stazhit të beneficuar për policinë pyjore – një fitore për punëtorët e sektorit.

“Këto nuk janë vetëm shifra, por ndryshime reale në jetën e bujqve dhe fermerëve shqiptarë”, tha përfaqësuesi i Ministrisë. “Si VLEN, jemi të përkushtuar për një bujqësi më të fortë, më moderne dhe më të drejtë.”

Konferenca përfundoi me një mesazh të qartë: VLEN çdo fermer, çdo tokë e punuar dhe çdo përpjekje për prodhim vendor.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

anketa e ubo s vlen kalon ne epersi edhe ne diber ndaj frontit evropian 6872547134670
Lajmi i mëparshëm

Anketa e UBO-s: VLEN kalon në epërsi edhe në Dibër ndaj Frontit Evropian

te shpallur ne kerkim nderkombetar 3 shqiptare ekstradohen nga greqia belgjika dhe serbia ja per cfare akuzohen 6872651d497e2
Lajmi i radhës

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, 3 shqiptarë ekstradohen nga Greqia, Belgjika dhe Serbia! Ja për çfarë akuzohen

Të fundit nga

ShkoLartë