vlen me mendi qyren struga me 19 tetor i jep fund korrupsionit dhe hap nje faqe te re 68ab93bb25630

VLEN: Me Mendi Qyrën, Struga më 19 tetor i jep fund korrupsionit dhe hap një faqe të re

August 25, 2025
1 minut lexim

VLEN-i është dëshmi e qartë se politika mund të bëhet ndryshe, me dinjitet dhe përkushtim ndaj qytetarëve. Shembulli më i freskët i kësaj është Struga dhe mbështetja jonë për kandidatin e pavarur, Mendi Qyra.

FB IMG 1756070370040

Sonte, krerët e VLEN-it morën pjesë në hapjen e shtabit zgjedhor në Strugë, ku bashkë me strukturat tona dhe qytetarët e shumtë, u shpalos vizioni i ri për qytetin buzë liqenit.

FB IMG 1756070371982

Struga e bukur, e lënë pas dore për vite të tëra nga pushtetet e kaluara dhe e zhytur në krim, korrupsion e varfëri, ka nevojë për një kthesë urgjente. Ramiz Merko i la qytetit një trashëgimi të hidhur dhe një njollë të zezë në arenën ndërkombëtare. Këtë faqe të errët do ta mbyllim bashkërisht më 19 tetor.

FB IMG 1756070373978 FB IMG 1756070376063

Mendi Qyra është emri që mishëron këtë ndryshim. Ai vjen pa ngarkesa politike, me duar të pastra dhe me vullnet të pathyeshëm për të shërbyer çdo qytetari të Strugës. Besimi ynë është i plotë se ai do të hapë një kapitull të ri zhvillimi dhe transparence.

FB IMG 1756070378763 FB IMG 1756070380929

VLEN beson se Struga meriton më shumë. Më shumë investime, më shumë mirëqenie, më shumë shpresë për të rinjtë tanë. Prandaj, më 19 tetor, Struga do të flasë ndryshe, do të zgjedhë ndryshimin, do të zgjedhë të ardhmen.

FB IMG 1756070383441

VLEN për një Strugë të re!

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

fetai struga e bukur u turperua nga merko por kapitulli i ri po vjen 68ab93b3acaac
Lajmi i mëparshëm

Fetai: Struga e bukur u turpërua nga Merko, por kapitulli i ri po vjen

trupa e cirkut kombetar shkelqen ne zvicer 68aba239b20c3
Lajmi i radhës

Trupa e Cirkut Kombëtar shkëlqen në Zvicër

Të fundit nga

ShkoLartë