vlen me fisnik melen dibra nis kapitullin e punes dhe pergjegjesise se re 691100750bbe1

VLEN: Me Fisnik Melën, Dibra nis kapitullin e punës dhe përgjegjësisë së re

November 9, 2025
1 minut lexim

Dibra ka hapur zyrtarisht një kapitull të ri në historinë e saj të qeverisjes lokale, me marrjen e detyrës nga kryetari i ri i Komunës, Fisnik Mela, pas ceremonisë së pranim–dorëzimit të mandatit nga ish-kryetari Hekuran Duka.
Ky moment shënon jo vetëm ndërrimin e udhëheqjes, por fillimin e një epoke të re për Dibrën epokën e përgjegjësisë, transparencës dhe zhvillimit të qëndrueshëm.
VLEN vlerëson lart angazhimin dhe vizionin e kryetarit Mela, i cili përmes përkushtimit të tij ka fituar besimin e dibranëve për të udhëhequr me ndershmëri, dinjitet dhe afërsi me qytetarin.
Ky mandat do të jetë mandat i veprave, i punës konkrete dhe i bashkëpunimit të ndërsjellë me çdo lagje e çdo fshat të komunës. Dibra do të ketë institucione që dëgjojnë, veprojnë dhe sjellin ndryshim të vërtetë, institucione që do të jenë në shërbim të qytetarëve, e jo mbi ta.
VLEN është krenare që qytetarët e Dibrës zgjodhën rrugën e zhvillimit, drejtësisë dhe përfaqësimit të ndershëm. Me Fisnik Melën në krye, Dibra po hyn në një periudhë të re, periudhën e punës, llogaridhënies dhe progresit të vërtetë. Së bashku për Dibrën që VLEN më shumë!

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

callum turner shkelqen ne premieren e eternity ne nju jork 6910f6f229b04
Lajmi i mëparshëm

Callum Turner shkëlqen në Premierën e “Eternity” në Nju Jork

perfitimet nga zgjerimi i bashkimit europian 6911078ee72bc
Lajmi i radhës

Përfitimet nga zgjerimi i Bashkimit Europian

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë