vlen mbyllem mbeturinat e bdi se me 19 tetor do ti shkaterrojme edhe fosilet e saj 68c93d7e29dcb

VLEN: Mbyllëm mbeturinat e BDI-së, më 19 tetor do t’i shkatërrojmë edhe fosilet e saj!

September 16, 2025
1 minut lexim

Dje mbyllëm përfundimisht deponia ilegale në Nikushtak, një turp i trashëguar nga pushteti i BDI-së, që për vite me radhë helmoi ajrin dhe shëndetin e banorëve të Likovës dhe Haraçinës. Ky vendim u bë i mundur falë ndikimit të drejtpërdrejtë të zëvendëskryeministrit të parë Izet Mexhiti dhe zëvendëskryeministrit Arben Fetai, të cilët e kthyen një problem të lënë pas dore nga BDI në një prioritet shtetëror.

Ky akt nuk është vetëm mbyllje e një deponie, por mbyllje e një epoke të turpit dhe papërgjegjësisë. BDI për 20 vite i la shqiptarët të jetojnë mes mbeturinave, ndërsa vetë u pasuruan mbi kurrizin e tyre. Ne sot i mbyllëm mbeturinat e tyre, por më 19 tetor qytetarët do të mbyllin vetë edhe karrierat politike të fosileve të BDI-së.
Likova, Haraçina dhe çdo komunë shqiptare nuk do të jenë më varrezë e plehrave të BDI-së, as të mbeturinave, as të korrupsionit, as të tradhtisë politike.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kupina prishtina e se nesermes fillon me lidhjen e prishtines kemi listen me te mire per kuvend komunal 68c9382e979e2
Lajmi i mëparshëm

Kupina: Prishtina e së nesërmes fillon me Lidhjen e Prishtinës, kemi listën më të mirë për Kuvend Komunal

mickoski jane identifikuar rreth 20 persona te lidhur me zjarret 68c94a98ddf3e
Lajmi i radhës

Mickoski: Janë identifikuar rreth 20 persona të lidhur me zjarret

Të fundit nga

ShkoLartë